Çavuşoğlu: Shënjestrimi i zyrës së Anadolu Agency është treguesi i ri i agresionit izraelit

Minsitri i jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu tha se shënjestrimi i zyrës së Anadolu Agency (AA) është treguesi i ri i agresionit izraelit.

Çavuşoğlu, nëpërmjet një postimi nga llogaria e tij në rrjetin social Twitter reagoi ndaj sulmit të kryer nga ushtria izraelite ndaj ndërtesës ku gjendet edhe zyra e AA-së në Rripin e Gazës që është nën bllokadën izraelite.

“Shënjestrimi i zyrës së Anadolu Agency është treguesi i ri i agresionit izraelit. Dhuna e Izraelit është krim ndaj njerëzimit. Nga ky sulm janë të përgjegjshëm edhe ato që e kanë inkurajuar aq sa është Izraeli. Edhe nëse mbetemi të vetëm në botë do të mbrojmë deri në fund kauzën palestineze”, shkroi kryediplomati turk.

Kalın në lidhje me sulmin ndaj AA-së: Dënojmë fuqimisht këtë sulm

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın, i shprehu solidaritet Anadolu Agency (AA) për sulmin ajror të Izraelit ndaj zyrës së saj në Gaza.

Kalın, nëpërmjet një postimi nga llogaria e tij në rrjetin social Twitter reagoi ndaj sulmit të kryer nga ushtria izraelite ndaj ndërtesës ku gjendet edhe zyra e AA-së në Rripin e Gazës që është nën bllokadën izraelite.

“Izraeli duke treguar një shembull të ri të agresionit ka shënjestruar ndërtesën ku gjendet edhe zyra e Anadolu Agency në Gaza. Dënojmë fuqimisht këtë sulm. Është e qartë se qëllimi është të mbulohen krimet e reja të Izraelit. Kaluar i qoftë Anadolu Agency”, shkroi ai.

Altun: Ftojmë shtetet perëndimore të dënojnë qeverinë e Izraelit

Shefi i Komunikimeve i Presidencës së Turqisë, Prof. Dr. Fahrettin Altun ka dënuar sulmin e ushtrisë izraelite ndaj ndërtesës ku gjendet edhe zyra e Anadolu Agency (AA) në Rripin e Gazës nën bllokadë.

Altun, nëpërmjet një postimi nga llogaria e tij në rrjetin social Twitter dënoi sulmin e kryer nga ushtria izraelite ndaj ndërtesës ku gjendet edhe zyra e AA-së në Rripin e Gazës që është nën bllokadën izraelite.

“Dënojmë fuqimisht shënjestrimin e ndërtesës ku gjendet edhe zyra e AA-së në Rripin e Gazës nga ushtria izraelite. Ftojmë shtetet perëndimore që pretendojnë të jenë të ndjeshëm ndaj lirisë së shtypit, të dënojnë qeverinë e Izraelit. Kaluar qoftë familjes së Anadolu Agency e cila është krenaria jonë”, u shpreh ai./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne