Çavusoglu takohet me homologun japonez, Motegi Toshimitsu

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme të Japonisë, Motegi Toshimitsu në qytetin Nagoya.

I ndodhur në këtë qytet për të marrë pjesë në Mbledhjen e Ministrave të Punëve të Jashtme të G20, Çavushollu u takua me homologun japonez.

“Ne i japim një rëndësi të madhe marrëdhënieve me Turqinë, një partner strategjik i Japonisë dhe një vend i madh në rajon”, tha Motegi duke shtuar se në takim u shqyrtuan çështjet dypalëshe dhe rajonale.

Edhe Çavushollu shprehu kënaqësinë që gjendet në një vend që e do shumë dhe një vend që i jep një rëndësi të veçantë marrëdhënieve dypalëshe. Ai i uroi sukses homologut japonez në detyrën e tij të re.

Ai tha se duke punuar me homologun Motegi do të zhvillojnë edhe më shumë marrëdhëniet Turqi-Japoni si dhe e ftoi homologun japonez për të vizituar Turqinë.

Në një deklaratë të bërë nëpërmjet medias sociale Twitter, Çavushollu shkroi: “Marrëdhëniet me Japoninë janë duke u zhvilluar në themelin e vullnetit të fuqishëm të liderit tonë (Presidentit Erdoan). Ne synojmë të përforcojmë edhe më shumë marrëdhëniet dypalëshe duke finalizuar sa më parë Marrëveshjen e Partneritetit Ekonomik”.

Nga ana tjetër, shefi i diplomacisë turke mori pjesë në inaugurimin e ndërtesës së Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në Nagoya./Trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne