Çavusoglu: Turqia është kundër grushtshteteve, ndërhyrjeve ushtarake

Pas takimit në selinë e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Ankara, ministri Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) mbajti një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij paraguajan, Luis Alberto Castiglioni.

Në fjalën e tij kryedioplomati turk u ndal edhe në tentativën për grushtshteti ushtarak në Venezuelë.

“Një ndërhyrje ushtarake do të shkaktonte gjakderdhje në Venezuelë. Një ndryshim i pushtetit me forcë nga jashtë do ta çonte Venezuelën në kaos”, tha Çavushollu.

Kurse në lidhje me bisedimet e Turqisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) në lidhje me Sirinë, ministri i Jashtëm tha: “Kemi ngritur një taskëforcë që merret me të gjitha këto çështje, përfshi këtu edhe tërheqjen e ShBA-së nga Siria apo reduktimin e numrit të ushtarëve amerikanë që do të mbeten këtu dhe çështje që kanë të bëjnë me sigurinë rajonale. Mund të them se ka afrim (në qasje) falë shkëmbimit të mendimeve që bëjmë në mënyrë reciproke”.

Duke folur për sanksionet amerikane kundër Iranit, Çavushollu tha: “Disa çështje në lidhje me këmbimin e produkteve i trajtuam në takimin që pata me ministrin e Punëve të Jashtme të Iranit, Xhevad Zarif. Por çështja e diversifikimit të burimeve të naftës që importojmë në këndvështrimin tonë nuk duket se do të zgjidhet brenda një kohe të shkurtër. Ne e kemi shprehur edhe më herët, rafineritë tona janë të përshtatshme për të përpunuar naftën e Irakut, por ne kemi bërë të ditur edhe atë që tubacioni që vjen nga Kirkiku ka pësuar dëmtime. Naftësjellësi duhet riparuar. Dhe nëse marrim naftë nga një vend tjetër i tretë na duhet që të rinovojmë edhe teknologjinë e rafinerive tona, gjë që nënkupton që rafineritë do të qëndrojnë mbyllur për një kohë të caktuar dhe kjo ka një kosto”.

Në vlerësimin që u bëri zhvillimeve në Sudan dhe Libi, Çavushollu tha: “Populli sudanez dhe libian nuk duhet të preken nga konfliktet. Për ne është e papranueshme sulmi që filloi Hafteri kundër Tripolit në një periudhë kur sapo kishin nisur konferencat për Libinë. Ne nuk mbështesim asnjë palë. Disa thonë që Hafteri po lufton kundër terrorizmit, por nga ana tjetër organizatat terroriste sulmojnë qeverinë e pajtimit kombëtar. Organizatat terroriste këtu janë armik për të gjithë”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne