Çavusoglu: Turqia ka të drejtë të blejë armë nga vendet jo-anëtare të NATO-s

Në një fjalim drejtuar studentëve të Universitetit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare (MGIMO) në Moskë të Rusisë, Çavushollu foli edhe për sistemin e mbrojtjes raketore S-400 që Turqia do të blejë nga Rusia.

“Turqia është anëtare e NATO-s, por ne jemi një vend i pavarur. Vendet e tjera (anëtare) të Aleancës mund të blejnë armë nga vendet jashtë NATO-s. Edhe ne e kemi këtë të drejtë dhe liri”, tha shefi i diplomacisë turke, duke shtuar se sistemet raketore S-400 Turqia nuk do ti përdorë në Siri dhe në vende të tjera.

“Raketat S-400 ne do ti blejmë vetëm për sigurinë kombëtare të Turqisë”,- theksoi Çavushollu.

“Ne nuk mund t’i përdorim këto sisteme gjatë Operacionit “Dega e Ullirit” (operacioni që kryejnë Forcat e Armatosura Turke në rajonin Afrin të Sirisë) ose gjatë operacioneve të tjera të ngjashme. Sepse ne mund t’i përdorim ato vetëm për të mbrojtur tokat tona”, tha ai.

Ministri i Jashtëm Çavushollu njoftoi gjithashtu se themelet e Centralit të Energjisë Nukleare “Akkuyu” (NGS) që do të ndërtohet në Mersin do të hidhen muajin e ardhshëm me pjesëmarrjen e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Rexhep Tayyip Erdoğan) dhe Presidentit rus Vladimir Putin.

Pas ceremonisë së hedhjes së themeleve Erdoan dhe Putin do të kalojnë në kryeqytetin e vendit, Ankara, për të realizuar një takim zyrtar,- tha Çavushollu./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne