Çavusoglu YPG/PKK-së: U besuat atyre që ju përdorën si mashë

“U besuat atyre që ju përdorën si mashë dhe pastaj ju flakën tutje, e çfarë ndodhi?”, me këto fjalë iu drejtua ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) organizatës separatiste terroriste YPG/PKK pas spastrimit nga terroristët të qendrës së nënprefekturës Afrin të Sirisë nga Forcat e Armatosura Turke (TSK).

Në postimin që bëri në llogarinë e tij në Twitter në lidhje me marrjen e kontrollit të qendrës së provincës së Afrinit (18 mars 2018) nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”, Çavushollu përdori etiketat “#BirGeceAnsızınGelirizDemedikMi” (A nuk ju thamë se një natë ia brofim) dhe “#TepenizeBinerizDemedikMi” (A nuk ju thamë se do t’ju shtypim kokën) dhe publikoi këtë mesazh: “U besuat atyre që ju përdorën si mashë dhe pastaj ju flakën tutje, e çfarë ndodhi?”.

Çavushollu në mesazhin e tij postoi edhe një video me pamje nga momenti i ngritjes së flamurit turk në Afrin dhe fjalimi i Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne