Çdo gjë normale, përveç Shqipërisë

Përfaqësuesit e Parlamentit Europian kanë deklaruar se nuk do të ndërmjetësojnë krizën politike në Tiranë. Në një konferencë për shtyp treshja europiane ka vlersuar se Parlamenti është legjitim dhe se zgjedhjet e vitit 2017 ishin të rregullta.

“Mendoj që ka ardhur koha që ky vend t’i zgjidhë vet ë problemet e veta. Sot jemi 30 vite nga rënia e regjimit. Nëse palët do kërkonin ndihmë ne do i mbështesim por problemi mund të zgjidhet vetëm brenda vendit.

Sa i takon ndërmjetësimit ju keni shumë ndërmjetësim ndërsa tani është problem i brendshëm i juaj. Ne e dimë se 90% të shqiptarëve duan të futen në BE dhe ky është një mesazh për liderët politikë që të diskutojnë me njëri tjetrin, tha raportuesi për Shqipërinë në PE,” Knut Fleckenstein.

Ky është qëndrimi I PE-së, çka do të thotë se opozitës së tanishme do t’i duhet të lëvizë drejt kancelarive kryesore për të qartësuar pozicionin dhe arsyet e veta. Në çdo rast, forca e saj mbeten protestat. Parlamenti mund të jetë legjitim, zgjedhjet po ashtu të rregullta, por Shqipëria nuk është në normalitet.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne