Rajoni

“Çelësi” i qeverisë në dorën e një shqiptari, a do të negociojë Dritan Abazoviç me Gjukanoviçin?

Në Malin e Zi u mbajtën sot zgjedhjet parlamentare. Teksa janë numëriar mbi 70% e votave, rezultati mes partive është i ngushtë, ndërsa kryeson Milo Gjukanoviç.

Mirëpo, në këto zgjedhje “çelësi” i qeverisë është në dorën e një shqiptari. Bëhet fjalë për Dritan Abazoviç, president i “Ura”.

Votat e tij do të bëjnë diferencën, ndërsa Abazoviç e cilësoi veten si “Game changer”, personi që do të bëjë edhe ndryshimin e lojës.

“Çelësi i qeverisë ka për tu varur pre koalicionit tonë. Ne s’kemi për të lejuar që të krijojnë kushte që nuk janë të mira për qyterët. Më ka takuar si shqiptar që pas 30 vitesh të mbaj çelësin. Kam pasur shumë sulme, edhe prej partive nacionale shqiptare. Që nuk duan të pranojnë që një shqiptar mund të përfaqësojë në Malin e Zi në një nivel më të lartë.

Çelësi i qeverisë është që të krijohet qeveria e eksperteve, nuk ka për të pasur ndryshime të politikave të jashtme. Nuk ka nevojë për të pasur frikë”, u shpreh ai për ABC News.

I pyetur se me kë do të negociojë për t’i dhënë kështu Malit të Zi qeverinë e re, ai tha: “Negociatat mund të bëhen vetëm ata që janë të gatshëm të bëjnë sistemin e qeverisë së ekspertëve”./Tpz

OPINIONE

INTERVISTA