Centrali i parë lundrues bërthamorë i gatshëm për veprim

Agjencia shtetërore e energjisë bërthamore e Rusisë, “Rosatom”, e cila ndërton centralin e parë të Turqisë të energjisë bërthamore “Akkuyu”, deklaroi se dy reaktorët e centralit të vetëm lundrues bërthamor në botë, “Akademiku Lomonosov” janë të gatshme për t’u vënë në veprim.

Në deklaratën e bërë nga kompania në fjalë thuhet se kanë përfunduar edhe testimet e dy reaktorëve të centralit bërthamor dhe janë të gatshme për veprimtari tregtare.

Në mes tjerash në deklaratë bëhet e ditur se planifikohet që deri në fund të vitit të përfundojë edhe ndërtimi i infrastrukturës që do të mundësojë transferimin e energjisë elektrike dhe të ngrohjes nga centrali në qytet, ndërsa thuhet që punimet e inxhinierisë po vazhdojnë siç është planifikuar dhe se dy reaktorët e centralit “Akademiku Lomonosov” janë të gatshme për t’u vënë në veprim.

Drejtori i Përgjithshëm i “Rosenergoatom Sh.A.”, Andrei Petrov, deklaroi se licenca e operimit të centralit bërthamor lundrues do të jepet në korrik./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne