CEZ-DIA, Prokuroria kërkon 15 vite burg për Kastriot Ismailajn

IRANE-Prokuroria e kryeqytetit kërkon 15 vite burg për ish-administratorin e kompanisë DIA, Kastriot Ismailajn.

Ai akuzohet për tre vepra penale, mashtrim me pasoja të rënda me borxhet e CEZ, rreth 5 milionë euro, pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh.

Ismailaj nuk ka qenë i pranishëm në seancën gjyqësore kur është dhënë pretenca nga organi i akuzës, ndërsa përfaqësohej nga avokati.

DIA kishte nënshkruar dy kontrata me kompaninë çeke CEZ për identifikimin dhe mbledhjen e borxheve nga debitoret ndërsa pas përplasjeve përfundoi në gjyq, pasi prokuroria e akuzoi për mashtrim.

Pas pretencës pritet vendimi i gjykatës për dënimin e ish-administratorit te kompanisë DIA, Kastriot Ismailajn.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne