Cfarë bën Sasan Bojalli në kampin muxhahedin?

Nga Gjergji Thanasi

Cfarë bën Sasan Bojalli në kampin e muxhahedinëve të MEK në Manzë të Durrësit?, kjo është pyetja që shtron gazetari Gjergji Thanasi për prezencën e një eksperti IT në kamp dhe pasojave që mund të ketë puna e tij për sigurinë Kombëtar të Shqipërisë.

Duke bërë një përshkrim të profilit të tij dhe punës së errët në shërbim të MEK dhe Marjam Rajavi, Gazetari Thanasi kërkon shpjegime nga institucionet shtetërore se përse lejojnë ekspert IT në Kampin e MEK në Manzë kur nuk ka asnjë informacion se Çfarë ndodhi me kompjuterët e sekuestruar një vit më parë.

Statusi i Gjergji Thanasit:
Te dashur miq, ndersa po qendroja ne rradhe per te blere vajguri degjova nje thashathem tip “Made in Manez”!!!!
Ne rradhe flitej se ne Kampin Ashraf 3 ne Manez na paska mberritur nje fare Dr. Sasan. Ky Dr. Sasan na qenka nje bicim magjistari kompjuterash dhe nje as i vertete ne luften kibernetike!
Ky Dr. Sasan bojalli, shpatull gjere dhe aspak tullac eshte tip shume enigmatik. Ne internet nuk gjen asgje per aktivitetin e tij, madje nuk gjen as edhe nje foto te surratit te tij. Nga miq irakene morra vesh, qe ky Dr. Sasan mberriti ne Irak diku rreth vitit 2000. I paguar nga Sadami me parate e vjedhura nga Programi i OKB-se ” Nafte ne kembim te ushqimit”. Ai instaloi nje rrjet kompjuterash tip intranet per Garden Speciale Republikane te Sadamit. Miqte irakene madje me thane qe oficere sadamiste nga Tikriti, ndonese kur ishin “junior officers” ishin trajnuar nga speciliste te RFT-se gjermano lindore, para Dr. Sasan-it qendronin sic do te qendronin Neandertalet para Ajnshtajnit!!! ( Sic)
Uomo avisato, mezzo salvato
Merret vesh qe prania e Dr. Sasan ne Manez eshte njelloj si qemania e Nastradinit, se ciles i degjohet avazi sabahjle!!! “Qemanes” se Dr. Sasan, ketij magjistari trukesh kibernetike do t’i degjohet “avazi” larg shume larg deri ne Teheran. Mua si shqiptar nuk me intereson shume sesa dem do beje “magjistari” Sasan ne Teheran. Mua me intereson, qe pse Shqiperia e kryeministrit Edvin, pa pasur pula ben ish. Ne kete rast dukshem kryeministri Edvin ka ngaterruar letren higjenike me leter zmerile.
Une mendoj, qe mire tu behet axhaminjve ne Teheran, qe i besuan rrenave te “Commander Rahim” se kryeminstri Edvin ua ka mbledhur rripat ish terroristeve iraniane ne Manez. Kush gabon edhe e peson. Ama pse duhet qe Atdheu im Shqiperia te paguaje fature per trillet prej udheheqesi global te kryeministrit Edvin??
Meqe jemi ketu:
Policia shqiptare thuajse nje vit me pare sekuestroi dhjetra kompjutera, celulare, tablets etj ne kampin e iranianeve ne Manez. Di gje njeri te me thote ne keto pajisje elektronike a u gjet ndonje gje, qe demton sigurine kombetare te Atdheut tim???
A ka arritur ne ndonje konkluzion gjyqesori shqiptar per vdekjen/vrasjen e iranianit, qe nder te tjera mbante emrin Ali Mostashari. Ai vdiq nga shkaqe natyrale apo e vrau policia shqiptare, apo e vrane vete ish terroristet iraniane te mbyllur ne ate kampin ne Manez?!?!/gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne