Çfarë është NATO?

Çfarë është NATO? (sipas Enciklopedisë Britannica)

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) është një aleancë ushtarake e krijuar fillimisht në 4 Prill 1949 për të krijuar një kundërpeshë ndaj ushtrive sovjetike të stacionuara në Evropën Qendrore dhe Lindore pas Luftës së Dytë Botërore. Kur mbaroi Lufta e Ftohtë, NATO u rikonceptua si një organizatë “bashkëpunuese-sigurie.”

Le të ndalemi pak në këtë formulim. Pra, problemi ka qenë stacionimi i ushtrisë sovjetike në qendër edhe në lindje të Evropës. Por ajo që ky formulim zyrtar “harron” të përmendë është një pyetje e thjeshtë: a ishte ushtria sovjetike një ushtri pushtuese apo çlirimtare për vendet e Evropës? Jam i sigurt se kushdo nga ekspertët ushtarakë të NATO-s apo shqiptar nuk do t’i përgjigjej kësaj pyetje të thjeshtë.

Le të marrim versionin e parë — një ushtri pushtuese. A e beson këtë përgjigje një njeri me arsye të shëndoshë? Ne e dimë shumë mirë nga historia se BRSS ishte viktimë e një sulmi të pabesë nga Gjermania Naziste më 22 Qershor 1941. Të njëjtën pabesi përballoi edhe SHBA më 7 Dhjetor 1941 kur u sulmua pabesisht nga Japonia militariste, por ushtria amerikane nuk u konsiderua si ushtri pushtuese edhe pse hyri në shumë vende të Azi-Paqësorit për t’i çliruar ato vende nga pushtimi japonez dhe nuk u tërhoq. Pra, revanshi ushtarak sovjetik dhe ai amerikan përkatësisht ndaj gjermanëve dhe japonezëve duket se janë identikë.

Le të marrim variantin e dytë — ushtri çlirimtare. Nëse përgjigjja do të ishte kështu atëherë përse duhej të krijohej Traktati i NATO-s, dhe përse ushtria sovjetike do të shihej si kërcënim?

Formulimi i mësipërm thotë se NATO u krijua si kundërpeshë. Për një lexues të pavëmendshëm të formulimeve të tilla kjo shprehje “kundërpeshë” mund të tingëllojë e pafajshme, por nuk thuhet se edhe ushtria amerikane ishte e stacionuar në Evropën Perëndimore, dhe në atë kohë (viti 1949) Bashkimi Sovjetik nuk tregoi se kishte plane për të krijuar ndonjë aleancë ushtarake për kundërpeshë ngaqë ushtria amerikane ishte e stacionuar në Evropën Perëndimore. Vetëm 6 vite më vonë (1955) u krijua Traktati i Varshavës. Apo mos vallë ushtria amerikane ishte kaq e dobët sa nuk ishte në gjendje të përballonte ushtrinë sovjetike dhe duhej medoemos të krijonte në aleancë ushtarake? Dhe një pyetje tjetër që mund t’ia bëni çdo eksperti ushtarak shqiptar apo të huaj: A kishte Bashkimi Sovjetik ndonjë plan për të pushtuar vendet e Evropës Perëndimore që duhej krijuar kjo aleancë ushtarake e NATO-s? Nëse ka pasur — kur dhe si.

Tani le të vijmë te pjesa e fundit e formulimit — “Kur mbaroi Lufta e Ftohtë, NATO u rikonceptua si një organizatë “bashkëpunuese-sigurie.” Si fillim nuk duhet të mashtrohemi nga këto terma të paqartë. Në vitin 1991 kur mbaroi Lufta e Ftohtë, Bashkimi Sovjetik kishte filluar tërheqjen nga vendet e Evropës Lindore, kurse SHBA nuk bëri një lëvizje të tillë, por vazhdoi të qëndronte në vendet e Evropës Perëndimore. Gjithashtu, Traktati i Varshavës nuk ekzistonte më, atëherë përse duhej të ekzistonte NATO?

Tërheqja e njëanshme e Bashkimit Sovjetik ishte me kushtin që vendet e Evropës Lindore të cilat i kishte çliruar ushtria sovjetike me gjakun e miliona ushtarëve sovjetikë të mbeteshin neutrale dhe kështu të garantohej siguria evropiane sipas ri-konceptimit të NATO-s. Por a qëndroi NATO në kufijtë e marrëveshjes së vitit 1991? JO. Ndërkohë që Bashkimi Sovjetik (ose Federata Ruse) ishte tërhequr nga kush kërcënohej NATO që duhej të shtrihej drejt Federatës Ruse?

Tani le të vijmë te pika më interesante. Nëse ri-konceptimi i NATO-s ishte për të krijuar një rajon të paqes dhe sigurisë, duhet t’i kujtojmë shqiptarëve Euro-Atlantistë se në vitin 2000, kur Vladimir Putin sapo kishte marrë pushtetin në Rusi, ai bëri kërkesë që vendi i tij (Federata Ruse) t’i bashkohej NATO-s.

George Robertson, një ish-sekretar i mbrojtjes i Laburistëve Britanikë që udhëhoqi NATO-n midis viteve 1999 dhe 2003, tha se Putini e bëri të qartë në takimin e tyre të parë se ai dëshironte që Rusia të ishte pjesë e Evropës Perëndimore. George Robertson kujtoi një takim të hershëm me Putinin, i cili u bë president rus në vitin 2000. “Putini tha: “Kur do të na ftoni të bashkohemi me NATO-n?”

Në një intervistë në BBC me të ndjerin David Frost, Vladimir Putin i tha Frostit se ishte e vështirë për të që ta përfytyronte NATO-n si një armik. Putin tha: “Rusia është pjesë e kulturës evropiane. Dhe nuk mund ta imagjinoj vendin tim të izoluar nga Evropa dhe ajo që ne shpesh e quajmë bota e qytetëruar.”

Atëherë përse Perëndimi nuk e pranoi Rusinë në NATO meqenëse rikonceptimi i NATO-s ishte paqja dhe siguria? Nëse Rusia do të ishte anëtarësuar në NATO a nuk do të ishte pothuajse i tërë hemisferi verior më i sigurt? Përse NATO nuk veproi në përputhje me deklaratat zyrtare të saj?

E dimë shumë mirë se vërteta qëndron vetë mbi këmbët e saj, kurse gënjeshtra dhe mashtrimi kërkojnë paterica dhe gënjeshtra të tjera për të mbuluar të parat. Pikërisht kjo i ka ngjarë edhe NATO-s dhe Perëndimit kolektiv.

E vërteta është se Perëndimi kolektiv dëshiron të sundojë dhe të shfrytëzojë gjithë planetin kurse të tjerët të jenë skllevër modernë në shërbim të Satanizmit Perëndimor.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne