Opinion

«Çfarë mësuam nga Maji i 68-ës?»

Fjalim i Maki Papadhopulos, anëtar i Byrosë Politike të KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), në Festivalin e studentëve të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) në Atikë.

Ndoshta disa po pyesin pse të merremi sot, pesëdhjetë vjet më pas me Majin e 68-ës në Francë. Sigurisht që nuk e bëjmë këtë nga nostalgjia. Për fat të mirë për ne, ndryshe nga disa aktivitete të SYRIZA-s dhe rrymës oportuniste, në aktivitetin tonë të sotëm të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) marrin pjesë kryesisht të rinj, studentë dhe studente dhe jo vetëm disa të moshuar të cilët i kujtojnë ato ngjarje nga ana e eksperiencës së tyre, apo dhe ato diskutimet përkatëse në dekadat pas 68-ës në disa salla universitetesh.

Ne merremi sot me Majin e ’68-ës, jo vetëm për të zbuluar mitet e propagandës borgjeze që duan të fshehin e ta errësojnë realitetin, me mitet që mohojnë rolin udhëheqës të klasës punëtore, të CGT-së (Konfederatës së Përgjithshme të Punës) dhe të PKF-së (Partisë Komuniste Franceze) në këto beteja, ndërsa në të njëjtën kohë e ngarkojnë haptazi vetëm tek këta të fundit përgjegjësinë ekskluzive politike për shfryrjen e shpejtë të kësaj lëvizjeje. Mitet borgjeze që shfaqin me këmbëngulje aventurierët e deklaruar antikomunistë si Kohn Bendit-i si revolucionarët autentik, dhe e shfaqin Majin si një kryengritje të thjeshtë studentore.

Merremi me Majin e ’68-ës sepse analiza autokritike e përvojës pozitive por edhe e gabimeve, e dobësive të Lëvizjes Komuniste Ndërkombëtare na bëjnë sot edhe më të fortë, për të mos përsëritur të njëjtat gabime, për të sjellë më shpejtë të ardhmen, heqjen e shfrytëzimit të njeriut nga njeriu, socializmin.

Për të kuptuar shkaqet e këtyre ngjarjeve të Majit 1968, si dhe në çdo ngjarje tjetër historike, duhet të hedhim dritë mbi marrëdhënien ekonomi-politikë, duhet të kuptojmë sfondin ekonomik të zhvillimeve. Sigurisht që ekziston dimensioni ndërkombëtar i rritjes së lëvizjes si p.sh në SHBA kundër luftës në Vietnam në dekadat e viteve 60-të, por këtu do të kufizohemi në Francë.

Marksi, i cili sivjet plotëson 200 vjetorin nga lindja e tij, shënon në veprën e tij «Brumaire e 18 e Louis Bonaparte» (Brumari i tetëmbëdhjetë i Louis Napoleonit), se njerëzit e shkruajnë vetë historinë e tyre, por nuk e shkruajnë në mënyrë arbitrare në kushte të lira që zgjodhën ata vetë, por nën kushte objektive në të cilat u gjendën, duke nënkuptuar marrëdhëniet përkatëse të prodhimit.

Pra, për të kuptuar zhvillimet, le të shohim shkurtimisht zhvillimin e ekonomisë kapitaliste në Francë gjatë asaj periudhe.

 

Zhvillimi i ekonomisë kapitaliste franceze

Pas Luftës së Dytë Botërore zbatohet në Francë një Plan Shtetëror për Modernizimin dhe Infrastrukturën, që e kishte përpunuar Zhan Mone-i, me financimin e një pjese të investimeve nga Plani amerikan Marshall. Pas vitit 1954, ritmi i rritjes së prodhimit industrial francez arriti në 9-10% në vit. Një dinamikë të madhe fituan edhe fushat moderne të energjisë bërthamore, ato të hapësirës ajrore astronomisë, të teknologjisë elektronike, në krahasim me ekonomitë e tjera të fuqishme kapitaliste në Europë. Në vitin 1968 nuk shfaqet krizë kapitaliste në Francë. Në të kundërt, në periudhën 1969-1973 Franca shfaqet në shkallën e dytë më të lartë të zhvillimit pas Japonisë.

Klasa borgjeze e Francës natyrisht kërkon të rrisë rolin e saj si një fuqi imperialiste në territorin europian. Ky objektiv bëhet një detyre edhe më e ngutshme, pasi pas vitit 1960 ka humbur dominimin e vet politik dhe të drejtpërdrejtë në 15 kolonitë e saj, sidomos në Afrikë.

Ndërsa korrelacioni/bilanci ndryshon, gjeneral De Gol-i, i cili shpreh opsionin e fitimit të një autonomie më të madhe për imperializmin francez, i diferencohet dukshëm opsioneve të SHBA-ve.

Në vitin 1966, Franca tërhiqet nga krahu ushtarak dhe nga struktura organizative e NATO-s. Krijon një rrjet francez të pasurimit të uraniumit për prodhimin e armëve bërthamore vendase.

Qeveria kufizon, pas vitit 1963, investimet e huaja në sektorët strategjik të ekonomisë franceze. Fillon sulmi kundër mbizotërimit të dollarit. De Gol-i flet në periudhë të Luftës së Ftohtë për “Europën nga Atlantiku gjer në Urale”. Kritikon ndërhyrjen amerikane në Vietnam, duke folur në Phnom Penh në Shtator të viti 1966, ndërsa në të njëjtin vit viziton Bashkimin Sovjetik dhe njeh Republikën Popullore të Kinës.

Në proceset e krijimit dhe të zhvillimit të Komunitetit Ekonomik Europian, De Gol-i kundërshton “Europën e shteteve” ndaj propozimeve për institucione supranacionale (mbi-kombëtare) dhe politikë të përbashkët të jashtme dhe të mbrojtjes europiane. Vë veton kundër hyrjes së Britanisë së Madhe në vitin 1963, të cilën ai e konsideron si “kalin e Trojes” të SHBA-ve. Përpiqet që të ndërtojë aksin franko-gjerman dhe nënshkruan me kancelarin Adenauer traktatit franko-gjerman të takimeve të rregullta.

 

Polemikat e De Gol-it me SHBA-të

Pas të gjitha këtyre që kemi lartpërmendur, të gjithë e kuptojnë se pse ka pasur reagim amerikan ndaj politikave të De Gol-it dhe u mprehën kontradiktat brenda borgjezisë në Francë. Aktiviteti i pavarur dhe me shumë forma në Francën e pasluftës nga faktori amerikan dhe në bashkëpunim me forcat borgjeze franceze pro-atlantike nuk ndaluan vetëm në kufizimin e influencës së Partisë Komuniste Franceze (PKF-së) dhe në kultivimin e antikomunizmit, por i përkisnin më pas presionit borgjez dhe minimit të politikës së De Gol-it.

Në vitet e para të pasluftës u fokusua në objektivin e dëbimit të PKF-së nga qeveria e unitetit kombëtar dhe në tkurrjen e ndikimit/influencës që kishte PKF-ja në klasën punëtore. Pavarësisht nga linja e saj reformiste, ndikimi i fortë i PKF-së u quajt me të drejtë nga agjencitë amerikane si një pengesë për kultivimin e gjerë të anti-sovietizmit dhe si një rrezik potencial dhe sfidues për stabilitetin e sistemit, në raste se kjo Parti e korrigjonte linjën e saj dhe fitonte strategjinë revolucionare me aktivitete analoge.

PKF-ja kishte marrë 29% të votave në zgjedhjet kombëtare të vitit 1946, Gazeta L’Hummanite ishte gazeta me më shumë lexues dhe Drejtori i CIG-it (paraardhëse e CIA-s), Hoyt Vandenberg, paralajmëronte se, në qoftë se, Partia do të donte ajo mundesh që të merrte pushtetin.

Ndërhyrja antikomuniste amerikane e pasluftës përfshinte shumë projekte e plane si dhe rrjete sekrete agjentësh, disa prej të cilave u zbuluan nga vetë politikanët borgjezë francezë në kuadrin e konfrontimeve të tyre brenda klasës borgjeze. U bë i njohur «Plani Blu» për të parandaluar krijimin e Francës së Kuqe. U formua rrjeti antikomunist francez me emrin e koduar “Rota e Erërave”, d.m.th një diagram rrethor me rreze që tregojnë drejtimin, si simboli i Aleancës së Atlantikut, me kuadër udhëheqës këshilltarin e mëvonshëm e të posaçëm të Presidentit Socialist Miteran, Francua de Grosoivr.

CIA mbështeti krijimin dhe veprimtarinë e federatës sindikale përçarëse dhe antikomuniste Force Ouvriere, e cila përpiqej të kufizonte influencën e madhe që kishte konfederate e kuqe punëtore C.G.T-ja.

CIA gjithashtu mbështeti aktivitetin e paligjshëm të Organizatës Ushtria Sekrete (OAS), e cila organizojë grusht shteti kundër De Gol-it. Duke synuar të ruajnë zgjedhën koloniale në Algjeri, si dhe vrasjet të tilla si të kryebashkiakut gol-ist të Evin-it por edhe tentim për vrasjen e De Gol-it.

Në periudhën para Majit 1968, sipas raportit të Parlamentit Francez shumë vite më vonë, dhjetëra mijëra ishin rekrutuar në Shërbimin e Aktivitetit Civil, që merrte pjesë në këtë luftë të fshehtë të shërbimeve sekrete.

Ja vlen të shënohet edhe mbështetja që i bëhej politikanëve socialdemokratë pro-atlantikë nga grupet studentore «libertariane» dhe oportuniste si Pierre Mandes France, i cili pati mbështetje të zjarrta në mitingun anti-qeveritar më 27 Maj 1968 në stadiumin e Sarleti-t. Lëmshi i grupit të Kon Benetit, trockistë, maoistë, Libertarian-ë, kishte në shënjestër të tij si qeverinë De Gol-it, ashtu edhe PKF-në, ndërsa në praktikë lehtësonte ardhjen në qeveri të socialdemokracisë pro-atlantike franceze.

Akoma dhe militantë jo-komunistë të Majit të 68-ës, si Gi Hokengem, akuzuan protagonistët e njohur të asaj kohe si Bernard Konsner-in dhe Serge Zili-në, si agjentë ekzekutivë të pseudo të majtës pro-amerikane.

Pasi kemi kuptuar se çfarë po ndodhte në kampin borgjez, le të shohim tani se çfarë pasoja patën këto zhvillime në klasën punëtore, tek studentët, te rinia.

 

Nevojat bashkëkohore që nuk ishin plotësuar

Në periudhën e vitit 1968, nuk kemi pasur një përkeqësim të shpejtë, apo një rritje të mprehtë të varfërimit absolut të klasës punëtore në krahasim me vitet e mëparshme dhe as nuk kishte shpërthyer ndonjë krizë e thellë kapitaliste.

Çfarë kemi pasur pra? Në dekadën e viteve 60-të u forcua trendi i varfërimit relativ të klasës punëtore në raport/krahasim me pasurinë që ajo vetë prodhonte, dhe që e gëzonte klasa borgjeze, aksionerët e mëdhenj të korporatave monopoliste. Punëtorët shikonin në mënyrë empirike rritjen e distancës mes nevojave të tyre moderne dhe fuqisë blerëse të tyre.

Në këtë epokë, klasa punëtore nuk mundej më të mbetej e kënaqur vetëm me sigurimin e nevojave të saj themelore të tilla si veshja dhe ushqimi i përditshëm. Atë e shqetësonte nevoja për më shumë kohë të lirë, që puna të kishte një përmbajtje krijuese, eliminimi i pasigurisë për të ardhmen, arsimimi efektiv për fëmijët e saj, ngritja e nivelit të mbrojtjes për shëndetin e saj.

Edhe pse klasa punëtore nuk e kishte kuptuar mekanizmin e shfrytëzimit kapitalist dhe nuk e studionte marksizmin në mënyrë masive, ajo vuante më me intensitet kontrastin midis shoqërizimit të madh të punës, në qendrat bërthamore, në kantieret e ndërtimit ët anijeve, në industrinë automotive, në fabrikat moderne, dhe përvetësimin e rezultateve të këtij prodhimi që ajo nxirrte nga kapitali i madh.

Tashmë, klasa punëtore ishte më e arsimuar dhe e specializuar në krahasim me dekadat e para të shekullit të 20-të. Objektivisht ajo mundesh të reflektohej më shumë mbi faktin se kush e përcakton ritmin e punës, kush vendos për investimet dhe prioritetet që do kenë ato. Mjaftonte që pararoja revolucionare ta orientonte klasën punëtore në këtë drejtim.

Punonjësit shqetësoheshin për rritjen e papunësisë masive, sidomos për papunësinë e të rinjve, që pati një rritje relative nga 200 mijë në vitin 1964 në 300 mijë në vitin 1967, dhe për shfaqjen e krizës në disa sektorë të veçantë si kantieret e ndërtimit të anijeve në Nandis dhe Sain Nazair. Përjetonin masat e para kufizuese të së drejtave të punës dhe të sigurimit me Planin e Stabilizimit nga De Gol-i, që mes të tjerash rriti kontributin e sigurimeve dhe i hoqi fondet e pensioneve nga kontrolli i sindikatave.

Shtresa e poshtme e klasës punëtore, d.m.th 1.5 milionë punëtorë, merrnin pagën minimale (vetëm 400 franga në muaj), një sasi që nuk ishte e mjaftueshme për një jetesë dinjitoze të tyre, pa punuar dikush shumë orë jashtë orarit çdo javë.

Aty ku me intensitet u duk mungesa e madhe e mosplotësimit të nevojave bashkëkohore ishte në universitete. Nevojat për zgjerimin e riprodhimit të kapitalit pas luftës i kishin rritur kërkesat për një potencial njerëzish më të kualifikuar shkencor. Kërkimet shkencore dhe dija integrohej gjithnjë e më gjerë në procesin e prodhimit në favor të përfitimit kapitalist.

Kështu që në dekadën e viteve 60-të pati rritje shumë të madhe dhe masive të hyrjes së studentëve në universitete për tu diplomuar. Ky zhvillim ndryshon edhe përbërjen e studentëve në aspektin e prejardhjes së tyre klasore, por kryesisht ndryshon perspektivën e tyre klasore. Për herë të parë shfaqet, për një pjesë studentësh të diplomuar, rreziku i papunësisë dhe i punës me paga të ulëta me rol ekzekutiv. Me fjalë të tjera, shfaqet tendenca e proletarizimit.

Në të njëjtën kohë, infrastrukturat, laboratorët, godinat, mësuesit nuk ishin të mjaftueshëm për studentët. Forcohen pengesat klasore në arsim. Një seri anakronizmash, si autoriteti i mësuesit dhe ndarja e konvikteve të studentëve në djem dhe vajza, tashmë konsiderohen të papranueshme. Hapën diskutimet mbi shtypjen seksuale dhe barazinë e gruas.

Në kushtet e kësaj klime arrin vetëm një shkëndijë, si projektligji i Ministrisë së Arsimit i cili vendoste pengesa me provime dhe mekanizma për ndarjen e studentëve të ardhshëm, për të ndezur nga fundi i Prillit demonstratat e para studentore. Pra, çështja e shpërthimit për nevojat bashkëkohore që nuk ishin plotësuar ekzistonte dhe mundesh që të shkaktonte një klimë të turbullt, të një abuzimi të përgjithshëm dhe të shpërthenin disa beteja. Çështja është se si e përballi këtë situatë Partia Komuniste.

 

Dobësia e Partisë Komuniste Franceze

Partia Komuniste Franceze (PKF) kishte lidhje të forta me klasën punëtore dhe ndikim të madh politik në lëvizjen sindikale punëtore. Në okupimet e fabrikave, në betejat e punëtorëve, në grevën e madhe e të përgjithshme ku merrnin pjesë 10 milionë dhe i dha një peshë reale politike Majit të 68-ës kryesonin forcat e P.K.F-së brenda C.G.T-së.

Vetëm pas demonstrimit të madh politik të PKF-së në 29 Maj 1968, De Gol-i me të vërtetë u alarmua për mundësinë e përshkallëzimit të luftës klasore dhe të pushtimit të selisë presidenciale, për shkak të dinamikës që patën këto beteja, edhe pse sloganet kufizoheshin në synimin e një alternimi, ndryshimi qeveritar.

PKF-ja u akuzua nga De Gol-i se komploton kundër ligjshmërisë borgjeze më 30 Maj, për t’i ushtruar asaj presion me synim që PKF-ja të shkonte në drejtimin e de-eskalimit, të shfryrjes së betejave punëtore dhe të kompromisit. Vetëm pas shfaqjes dinamike të Partisë kërcënojë se do të zgjedh “një tjetër mënyrë nga votimi i drejtpërdrejtë”, d.m.th. masa represive për kushte emergjente.

Për fat të keq, gjërat nuk ishin kaq të vështira për klasën borgjeze. Klima e paqartë, e sfidës së përgjithshëm kurrë nuk ishte e mjaftueshme që të çojë në një ofensivë të planifikuar dhe të organizuar të klasës punëtore për pushtet, as për të formuar lëvizja punëtore aleancat e duhura sociale.

PKF-ja në periudhën e pasluftës deri në vitin 1968 largohej gjithnjë e më shumë nga strategjia revolucionare për të përfunduar më pas në kapitullimin e saj në linjën e «eurokomunizmit». Ne nuk do të merremi sot me thellësinë e këtij problemi që i ka rrënjët në kontradiktat dhe teorismat e gabuara të përpunimit të strategjisë së paraluftës të Internacionales Komuniste.

Ajo që është e rëndësishme për t’u kuptuar është ndikimi vendimtar dhe negativ i linjës reformiste, i iluzioneve për kalimin parlamentarë në socializëm, me qeveri koalicioni mes socialdemokratëve dhe komunistëve. Kjo strategji e bëri PKF-në që të radhitet shpesh si një lavjerrës në kontrastet e brendshme borgjeze në Francë mes borgjezëve pro-atlantistë dhe gol-istë.

Nuk do të bëjmë këtu, një prezantim të detajuar të këtij kursi të shtrembët oportunist dhe mohues ndaj ligjeve deterministe të revolucionit socialist. Megjithatë, vlen të përmenden shkurtimisht pikat kyçe:

PKF-ja morri pjesë në qeverinë e unitetit kombëtar të vitit 1946, që kishte synim objektiv rimëkëmbjen kapitaliste të Francës. PKF-ja për këtë zgjedhje që bëri u kritikua nga Kominform-i në vitin 1947.

Pas përjashtimit të saj nga qeveria me ndërhyrjen e vërtetuar të faktorit amerikan në këtë zhvillim, në Kongresin e saj të 12-të (1950), PKF-ja e drejton polemikën e saj vetëm kundër ndikimit amerikan, duke shfajësuar në praktikë klasën borgjeze franceze.

Pas Kongresit të 20-të PKBS-së në vitin 1956, u formua më qartë objektivi i unitetit të veprimit me socialdemokracinë, në të cilën mes të tjerësh gjendeshin edhe shumica e politikanëve borgjezë pro-atlantistë. Shpall se kalimi i dhunshëm revolucionar nuk është i detyrueshëm për në socializëm dhe se tani bëhet e mundur që të parandalohen luftërat imperialiste, për shkak të ndryshimit të bilancit ndërkombëtar.

Pas grushtit ushtarak në Algjeri dhe para referendumit të vitit 1958, ku De Gol-i kërkonte përqendrimin e shumë pushteteve në duart e Presidentit të Republikës, si dhe shpërndarjen e Kuvendit Kombëtar, PKF-ja ngrit tashmë më konkretisht dhe hapur synimin e një koalicioni qeveritar mes socialdemokratëve dhe komunistëve me një program të përbashkët i cili fokusohet në shtetëzimin e monopoleve të caktuara, në forcimin e sektorëve moderne të prodhimit kapitalist, në rekrutimin e papunësisë, në reformën arsimore.

Kultivon iluzionin se mund të ekzistojë një menaxhim pro-popullor të nevojave bashkëkohore të shoqërisë, nga shteti borgjez i kapitalistëve, me një ndryshim të qeverisë. Kultivon iluzionin e kalimit parlamentar për në socializëm. E fsheh, e errëson kundërshtarin e punëtorëve duke kritikuar vetëm pjesët më reaksionare të klasë borgjeze franceze që mbështesnin ambiciet e De Gol-it për vendosjen e diktaturës ushtarake. E fsheh rolin e demokracisë borgjeze si formë kryesore të diktaturës së kapitalit.

Në zgjedhjet presidenciale të 66-ës mbështet me kandidaturën e përbashkët të Fransua Miteran-it, i cili ishte i përqendruar për në aleancën euroatlantike. Në zgjedhjet parlamentare të 1967-ës PKF-ja bie dakord me socialistët për sistemin e dorëheqjeve reciproke ku kandidati i çdo partie që kishte në raundin e parë influencën më të vogël, të jepte dorëheqjen për raundin e dytë në favor të kandidatit të partisë tjetër me influencë më të madhe.

Në Kongresin e 17-të të PKF-së, Sekretari i Përgjithshëm i PKF-së Moris Torez i referohet akoma dhe qëllimit të unitetit të Partisë Socialiste dhe Komuniste. Në vitin 1968 formulohet pakti francez Sabini për bashkëpunim mes socialistëve-komunistëve, ku vërtetohen si terma bazë shtetëzimi dhe zgjerimi i demokracisë borgjeze. Ja vlen të shënohet se gjatë gjithë periudhës, që nga 1962-i gjer në vitin 1968, Miteran-i shmangej në mënyrë sistematike të angazhohej për një pjesëmarrjen të PKF-së në qeveri në rastin e fitores në zgjedhje. Pas shpërthimit të kundërrevolucionit në Çekosllovaki, Miteran-i fliste për nevojën e një aleance politike të «socializmit me lirinë» me orientim të qartë antisovjetik. Në thelb ushtronte presion ndaj PKF-së që të diferencohej më haptazi nga PKBS-ja.

Kështu që, para shpërthimit për nevojat e paplotësuara bashkëkohore sociale të cilat ushqejnë rrymën e abuzimit të paqartë në Majin e 68-ës, PKF-ja nuk është më në gjendje të formojë një linjë revolucionare që në njërën anë të ndriçojë domosdoshmërinë dhe aktualitetin historik të socializmit dhe në anën tjetër të kontribuojë në përshkallëzimin e betejave punëtore dhe në thellimin e orientimit antikapitalist.

 

Marrëveshja e Grenel-it

Në kohën që, nevojat bashkëkohore për të drejtën në punë, për më shumë kohë të lirë, për përmbajtje krijuese të punës, për përdorimin efektiv të potencialit shkencor si forcë produktive për mirëqenien sociale e ndriçojnë nevojën për të zhdukur rrugën e zhvillimit me synim fitimin kapitalist, PKF-ja kufizon militantizmin dhe dinamikën e lëvizjes punëtore në një luftë financiare që kufizohej në kërkesat për rritjen e pagave, në uljen moshës për të dalë në pension dhe në 40-orë pune në javë.

Këto objektiva financiare nuk u lidhen as në fjalë me nevojën për një konfrontim të përgjithshëm me pushtetin e kapitalit, të NATO-s dhe Komunitetit Ekonomik Europian.

Kishte qëllim të vetëm politik dorëheqjen e qeverisë së De Gol-it, dhe daljen në qeveri të së ashtuquajturës qeveri popullore.

Për qeverinë borgjeze ishte diçka e lehtë që të përballej me këtë linjë reformiste, duke propozuar marrëveshjen e Grenel-it ndërmjet qeverisë dhe sindikatave për kërkesat ekonomike dhe duke shpallur zgjedhje disa ditë pas nënshkrimit të saj.

Në marrëveshjen e Grenel-it, në 27 Maj, qeveria borgjeze bëri lëshime të rëndësishme ndaj kërkesave financiare të C.G.T-së. Pranoi rritjen e pagës minimale prej 34%, kufizimin e moshës për daljen në pension, për të shfryrë dinamikën politike të kulmimit të protestave të punëtorëve. Punëtorët në fabrikat që eksitonin të okupuara nuk e pranuan menjëherë dhe pa rezerva këtë marrëveshje. Në disa raste u shpreh pakënaqësi e madhe. Por, brenda javës së parë të Korrikut prodhimi industrial kishte rifilluar.

 

Predikuesit “libertarë” të liberalizmit

Dobësia e PKF-së për të shprehur në mënyrë militante, me një program radikal me orientim antikapitalist kërkesën e përmbushjes së nevojave bashkëkohore sociale, kontribuoi edhe në çeljen e qëndrimeve borgjeze dhe mikroborgjeze -të cilat si rrjedhojë ndihmuan në shfaqjen e lëvizjes masive antikomuniste- dhe në “çarmatosjen” e lëvizjes punëtore. Për shembull Marcuse fajësonte kërkesat e klasës punëtore për të mbuluar/plotësuar disa nga nevojat materiale bashkëkohore të saj, -të tilla si për të marrë pajisje moderne shtëpiake dhe makina-, si përgjegjëse për tjetërsimin e saj. Pra fajëson klasën punëtore dhe errësojë/fsheh faktin se është sistemi kapitalist përgjegjës për tjetërsimin e punëtorit nga produkti i punës së tij, nga veprimtaria e vet e punës, nga njerëzit e tjerë dhe nga mjedisi.

Por është kapitalizmi që imponon si synim për punë fitimin kapitalist dhe jo produktin konkret që prodhon ose shërbimin e veçantë që ofrojnë punonjësit. Është kapitalizmi që ndikon në ndërgjegjen klasore të klasës punëtore, që formon standarde specifike të konsumit, që kthen çdo gjë në mall-shitje, që nga uji dhe shëndeti e gjer te edukimi i fëmijëve. Është kapitalizmi ai që shtyn shumë punëtorë të konkurrojnë për të siguruar një punë të përkohshme në xhunglën e tregut kapitalist.

Këtë situatë nuk e krijojë zhvillimi i industrisë dhe teknologjisë në përgjithësi, por marrëdhëniet e shfrytëzimit të njeriut nga njeriu, marrëdhëniet kapitaliste të prodhimit.

Ne nuk do të merremi këtu me atë masë të mikroborgjezëve dhe të rrymave borgjeze që ndikonin kryesisht në linjat e lëvizjes studentore gjatë periudhës së Majit të 68-ës -si situacionistët, ekzistencialistët, neofroidistët, të ashtuquajturit antipushtetarë.

Por ne duhet të nënvizojmë pasojat politike të “linjës libertariane”, e cila lavdëronte të drejtat individuale kundër çdo shtypjeje sociale. Kjo linjë nuk ishte vetëm e parrezikshme  për sistemin kapitalist, por dhe e dobishme për sulmin e ri të kapitalit. Me të drejtë, marksistët francezë të asaj kohe (Michel Kluskar), flisnin për “liberalizëm të lirë”.

Sloganet anarkiste «ndalohet të ndalosh» dhe se «çdo pushtet korrupton» e errësonin qëllimin strategjik të përmbysjes të pushtetit të kapitalit dhe e çarmatosën lëvizjen, sepse është e detyrueshme të ndalojmë pronën private në mjetet e prodhimit që të zhduket shfrytëzimi i njeriut nga njeriu dhe papunësia.

Kërkesa e përgjithshme dhe e mjegullt për më pak burokraci shtetërore dhe për më shumë liri u bë flamuri i politikës liberale borgjeze –e cila u zbatua siç pritej nga shtete të fuqishme borgjeze– por edhe e antikomunizmit, pasi barazonte/ngjasonte shtetin borgjez me shtetin punëtor.

Lavdërimi i individualizmit në konfrontim përgjithësisht me shoqërinë shtypëse u bë sfondi i fushatës amerikane, që fliste për të drejtat e njeriut që shkelen në vendet socialiste, e cila u shndërrua në një mendim modern të prioritetit dhe të mbrojtjes të së drejtave individuale në krahasim me të drejtat dhe detyrimet sociale. Kjo politikë është thellësisht reaksionare e cila pagëzon si shtypje sociale çdo opsion që ka si parim interesat e shoqërisë. Kjo politikë i shtyp dhe i mbyt të drejtat e miliona të shfrytëzuarve në kapitalizëm.

Në qoftë se i pranonim dhe i zgjeronim këto pozita e qëndrime, në vitet e ardhshme ne do të diskutonim për mbrojtjen e të drejtave individuale të përdhunuesit, të pedofilit, të tregtarit të drogës. Sigurisht që kjo pozitë dhe qëndrim e konsideron të shenjtë të drejtë e pronësisë private në mjetet e prodhimit.

Miti individualizmit i së drejtës së subjektivitetit, që secili është përgjegjës në radhë të parë për veten e tij, u shfrytëzua pas Majit të 68-ës nga organizimi kapitalist i punës. Format e reja të organizimit nën mantelin e pjesëmarrjes aktive dhe të çlirimit të iniciativës individuale të çdo punonjësi rritën konkurrencën mes punëtorëve dhe intensifikimin e punës. Ata u fokusuan në përgjegjësinë individuale të çdo punonjësi për të rritur përfitimet e kompanisë.

 

Roli vërtetë i grupeve trockiste

Lëvizja e 22 Marsit ishte e padëmshme për sistemin, e cila, siç thoshte dhe vetë Kohn Bendit, student i Sociologjisë atëherë, nuk e kishte as program të paracaktuar, as hierarkisë, as struktura. Studentët që ndoqën linjën e tij thërrisnin «poshtë shtypja» dhe «imagjinata në pushtet», e cila në realitet e linte të pacenuar pushtetin borgjez dhe mundësinë e shtetit borgjez për të organizuar shfrytëzimin dhe shtypjen e popullit. Për veç kësaj, vetë Kohn Bendit-i i ishte referuar disa herë  antikomunizmit të tij të palëkundur.

Bënte thirrje në përgjithësi për dënim të qeverisë të De Gol-it dhe të PKF-së, duke lënë në mënyrë sistematike të paprekur politikisht socialdemokracinë franceze pro-atlantike. Sloganet e turbullta «libertare» që ai shfaqi, në praktikë i shërbyen qëllimit për ndryshim qeveritar.

Këtë prani aventurore mbështeti fillimisht grupi kryesor trockist të cilët ishin të përjashtuar nga organizata rinore e Partisë Komuniste Franceze (PKF), dhe u shfaqën më pas si një rini revolucionare komuniste me në krye Alen Krivin.

Ata kishin shprehur simpatinë e tyre për forcat kundërrevolucionare në Poloni dhe sidomos në Hungari në vitin 1956. Duke refuzuar mundësinë e ndërtimit të socializmit në një vend si Franca, duke e lënë brumosjen për një revolucion socialist për një të ardhme të largët. Programi kalimtar që propozuan fokusonte në krijimin e organeve të inspektimit/kontrollit punëtor në terrenin e kapitalizmit.

Kritika e tyre kundër PKF-së u përqëndrua tek çështja se PKF-ja e nënvlerësonte dhe nuk e inkurajonte spontanitetin punëtorë dhe format militante të luftës. Teoricien i tyre Ernest Mandel kishte shkruar, duke vlerësuar Majin e 68-ës  që përvoja ka treguar se, edhe nëse mungon pararoja revolucionare, përvoja praktike e punëtorëve në lidhje me kontradiktat kapitaliste mund të çojë në përshpejtimin e zhvillimit revolucionar të ndërgjegjes klasore.

Por ja që përvoja nuk e tregojë këtë gjë. Mungesa e pararojës efektive revolucionare e lehtësojë klasën borgjeze për ta shfryrë shumë shpejtë rritjen e lëvizjes. Qeveria borgjeze shfrytëzojë edhe karotën, -pra taktikën e lëshimeve të përkohshme ndaj kërkesave financiare punëtore- por edhe kamxhikun, shtypjen me arrestime, plagosje dhe vrasje por edhe me kërcënime ndaj PKF-së të cilën e akuzonte për komplote kundër ligjeve borgjeze.

Qeveria borgjeze vuri në lëvizje organizata parashtetërore të tilla si “Komitetet e Mbrojtjes së Republikës”, por dhe qindra mijëra qytetarë të cilët demonstronin pro De Gol-it më 30 Maj, me slogane si «Franca e francezëve» dhe «komunizmi nuk do të kalojë». Komitetet parashtetërore kishin filluar dhe të qëllonin me armë në shenjë paralajmëruese, disa herë edhe jashtë zyrave komunale të P.K.F-së dhe C.G.T-së.

Qeveria borgjeze përdori kartën e zgjedhjeve të parakohshme, në të cilën gol-istët rritën përqindjet e tyre nga 38.3% në 46.4%. Në fushatën parazgjedhore u vra punëtori 18-vjeçarë Mark Lanven, anëtar i Rinisë Komuniste, 2 punëtorë në ri-okupimin e fabrikës së Peugeot-it dhe një nxënës 17-vjeçar. PKF-ja, e cila i kishte bërë thirrje punëtorët për të ndaluar grevat pas plotësimit të kërkesave të tyre financiare, ngrinte objektiv politik formimin e një qeverie borgjeze të “unitetit demokratik me socialistët” dhe deklaronte se ajo nuk ra në kurthin që do ti zgjidhte duart De Gol-it për diversione kushtetuese. Natyrisht, faktet tregojnë se klasa borgjeze franceze nuk synonte një konfrontimin klasor vendimtar dhe me lehtësi arriti që me sukses ta çarmatoste lëvizjen punëtore. Liga trockiste e cila u formua kryesisht nga fraksioni që u përjashtua nga Rinia Komuniste, në zgjedhje u shfaq dhe kjo në mbështetje të objektivit për formimin e qeverisë borgjeze të bashkëpunimit me Partisë Socialiste dhe atë Komuniste.

Sa për studentët të cilët thërrisnin në Maj «poshtë trotuarit ekziston plazhi», tashmë ishin nisur që në Qershor të gjenin plazhet e vërteta në pushimet e tyre verore.

Kaq shpejtë u shfrynë betejat militante të Majit francez të vitit 1968. Në vazhdim, në vitet e mëvonshme, Franca u bashkua në mënyrë më organizative në planet imperialiste euroatlantike. Kohn Bendit-i, i cili kishte filluar nga Lidhja e Studentëve Socialistë Gjerman para se të vepronte në Nander të Francës, në dekadat e mëvonshme u shfaqur si politikan borgjez në Gjermani.

 

Çfarë ishte Maji i 68-ës? 

Në bazë të sa lartpërmendura, mundemi të nxjerrim disa konkluzione nga Maji francez i 68-ës.

Maji tregojë se vetë zhvillimi i kapitalizmit preh kontradiktën themelore kapital-punë dhe ushqen objektivisht pakënaqësinë në rritje të klasës punëtore, të rinisë dhe shtresave popullore. Tregojë se asnjë politikë borgjeze, asnjë modernizim teknologjik në epokën e kapitalizmit monopol, ku sistemi kalbet, nuk mundet të mbulojë plotësisht dhe përgjithmonë hapësirën/hendekun ndërmjet mundësive për plotësimin/kënaqjen e nevojave shoqërore që janë në rritje dhe flijimit të këtyre nevojave në altarin e fitimit kapitalist.

Në të kundërt, për aq sa evoluon zhvillimi i forcave prodhuese në kapitalizëm po aq zmadhohet edhe kjo hapësirë/hendek, dhe aq më shumë mundet të tregohet se kjo rrugë nuk të çon në plotësimin e nevojave bashkëkohore të shoqërisë të cilat zgjerohen dhe ndryshohen, por në rrugën e kundërshtimit të plotësimit të këtyre nevojave.

Por përkeqësimi i situatës dhe pakënaqësia e klasës punëtore nuk të çon automatikisht në pjekurinë e ndërgjegjes klasore së punëtorëve dhe shtresave të varfra popullore.

Është e domosdoshme që të ekzistojë dhe të veprojë me vendosmëri pararoja revolucionare, d.m.th PK-ja në kapitalizëm, që të përgatitë dhe të udhëheqë organizativisht, politikisht dhe ideologjikisht klasën punëtore që kjo të kryer misionin e saj historik, zhdukjen e shfrytëzimit të njeriut nga njeriu.

Nuk do të ekzistonte revolucioni borgjez në Francë në vitin 1789 pa Jakobin-ët dhe Robespier-in, as revolucioni borgjez grekë nacionalçlirimtar në vitin 1821 pa Kompaninë Miqësore (Filiki Eteria), as revolucioni socialist i Tetorit pa bolshevikët dhe Leninin.

Në periudhën e Majit të 68-ës ky konkluzion u vërtetua përmes dobësisë që pati PKF-ja që të luante në mënyrë efektive rolin e pararojës revolucionare, për shkak të mbizotërimit të linjës reformiste, të iluzioneve parlamentare, të objektivit të saj për formimin e qeverisë «progresive» me socialdemokracinë në terrenin e kapitalizmit.

Në përgjithësi Partia Komuniste Franceze nuk formojë politikë revolucionare që të nxirrte në pah rëndësinë e përmbysjes revolucionare të kapitalizmit, dhe të ngjitjes së klasës punëtore në pushtet për të plotësuar/kënaqur nevojat bashkëkohore të shoqërisë.

Kështu që, në periudhën e madhe të Majit të vitit 1968 u forcuan perceptimet borgjeze, mikroborgjeze, oportuniste dhe mbizotëruan sloganet të cilat ose ishin të parrezikshme, të lehta për tu zbatuar nga ana e sistemit, ose edhe të dobishme për sulmin që do të kryente kapitali në vitet e ardhshme me ristrukturimet kapitaliste. Nga kjo pikëpamje zhvillimi i protagonistëve të tjerë të Majit në lëvizjen studentore – si Kohn Bendit-i i cili më pas bëri karrierë si politikan antikomunist borgjez- në thelb ishte një zhvillim krejtësisht i natyrshëm.

Në mënyrë të ngjashme në Greqi, kemi përjetuar protesta spontane në sheshe në vitin 2012, të cilat nuk godisnin kundërshtarin e vërtetë, ishin jashtë lëvizjes së organizuar punëtore dhe në thelb i kanë shërbyer planit të promovimit të SYRIZA-s në Qeveri. Edhe në këtë rast u dallua ndërhyrja e qendrave të organizuara të cilat bllokonin pakënaqësinë popullore në drejtim të padëmshëm për sistemin, pra në drejtimin e rotacionit qeveritar. Sloganet e mjegullta e të turbullta të vitit 2012 kundër memorandumeve përbërën pika politike ku u takuan forcat e SYRIZA-s me ato të Agimit të Artë.

Klasa punëtore tregoi në Majin e 68-ës aftësinë vet për të organizuar luftën e saj, të dalë me dinamikë në skenë duke paralizuar prodhimin kapitalist, me grevë të përgjithshme dhe okupime militante të fabrikave. Klasa borgjeze dhe qeveria e De Gol-it u shqetësuan me të vërtetë, kur panë suksesin e grevës së përgjithshme prej 10 milion punëtorëve përmes thirrjes së C.G.T-së dhe P.K.F-së. U shqetësua sepse intensifikimi objektiv i luftës së klasave  mundej që ta shtynte udhëheqjen e PKF-së në korrigjimin e vijës së saj reformiste në një orientim revolucionar. Klasa mbizotëruese u shqetësuan sepse ajo e njeh mirë se cila është objektivisht ajo klasë sociale pararojë që mund ta përmbysi atë, sepse klasa punëtore nuk ka asgjë që të humbasë përveç zinxhirëve.

Megjithatë, pavarësisht nga aktiviteti politik militant dhe sindikalist i forcave të PKF-së, linja e saj në thelb e bllokojë lëvizjen punëtore në kërkesa për lehtësime financiare dhe për rishpërndarjen e prodhimit dhe në synimin e ndryshimit të qeverisë. Objektivisht ajo i lehtësojë manovrat e qeverisë De Gol, e cila arriti me disa lëshime të përkohshme financiare të shfryjë dinamikën e lëvizjes dhe të aktivizojë forcat sociale konservatore nën flamurin e qeverisjes borgjeze.

Ndërhyrja e gupeve kryesore oportunist, trockiste dhe maoiste ndihmonte objektivisht në çarmatosjen politike të lëvizjes. Anti-sovietizëm, mohim të luftës për fitoren e revolucionit socialist në një vend, në nivel kombëtar, shfaqja e dinamikës së spontanitetit punëtorë, program kalimtar me kërkesa që fokusoheshin në kontrollin punëtor në terrenin e kapitalizmit ishin disa nga elementet kryesore të linjës së tyre oportuniste. Kështu që Liga trockiste e Majit fillojë si bisht i lëvizjes së mjegullt, e të parrezikshme të 22 Marsit, e cila bën thirrje për kryengritje/revoltë pa përmbajtje konkrete politike dhe përfundon duke mbështetur synimin e bashkëpunimit të socialistëve me komunistët në zgjedhjet që u bënë më pas.

 

Ishte revolucion?

Maji i 68-ës gjithashtu na kujton se studentët dhe të rinjtë nuk përbëjnë një klasë e veçantë, me interesa të përbashkëta objektive. Origjinat e ndryshme klasore, por kryesisht perspektivat e ndryshme klasore për ata studentë që diplomoheshin, pas hyrjes masive të studentëve në universitete, rreziku i papunësisë dhe tendenca e mundshme e proletarizimit për shumë prej tyre, ka luajtur rol në këto procese, në polemikat dhe në radikalizimin e lëvizjes studentore. U vërtetua edhe një herë se çështja kryesore është bashkimi thelbësor i lëvizjes studentore me lëvizjen punëtore klasore, kundër politikës dhe pushtetit të klasës borgjeze.

Për aq sa kemi lartpërmendur na lejon për t’iu përgjigjur më qartësi më të madhe pyetjeve mbi përmbajtjen politike të Majit 1968 Francez dhe nëse do të mundej që të zhvillohej ndryshe.

Në Majin e 68-ës nuk u shfaq një sulm i planifikuar dhe i organizuar i klasës punëtore dhe aleatëve të saj për përmbysjen e pushtetit të kapitalit.

Së pari nuk ekzistonin plotësisht kushtet objektive që ta lejonin, nuk ekzistonte ende situata revolucionare, në anën tjetër PK-ja nuk shpalosi politikë revolucionare që të udhëheqë lëvizjen punëtore në këtë drejtim, për shkak të strategjisë së saj reformiste.

Por ka pasur konflikt të ashpër klasor, ka pasur një rritje të rëndësishme të lëvizjes punëtore e cila krijoi objektivisht kushte të favorshme për intensifikimin e luftës klasore në drejtim kundër pushtetit të kapitalit dhe përplasjes me të. Atë që përshkruajmë në mënyrë skematike si «kushte jo-revolucionare» nuk është një situatë e palëvizshme, e pandryshueshme dhe e stabilizuar.

Sigurisht që momenti i shfaqjes së situatës revolucionare nuk mund të parashikohet me saktësi, dhe as varet nga vullneti i pararojës revolucionare. Por veprimtaria e PK-së dhe e lëvizjes revolucionare punëtore ndikon dhe përshkohet në ndryshimin e kushteve objektive. Bilanci i forcave mes klasave nuk ndryshon nga vetvetiu si një fenomen natyror, dhe as me ndonjë mrekulli. Ai ndryshon në bazë të rrjedhës dhe ecurisë së luftës klasore, e cila natyrisht kryhet në rrethana konkrete që i përkasin mprehjes së kontradiktës kryesore dhe të kontrasteve të brendshme borgjeze.

Këtë rëndësi të ndërveprimit të kushteve objektive dhe të faktorit subjektiv e ndriçon në mënyrë pozitive fitorja e revolucionit të tetorit të 1917-ës dhe me mënyrë negative rezultati i betejave të Majit të 68-ës.

Duke analizuar këtë periudhë dhe të bazuar në kriteret leniniste për situatën revolucionare, mund të kuptojmë:

Nga të dhënat që njohim, nuk konfirmohet se në Majin e 68-ës kishim arritur objektivisht në atë pikë ku në Francë «ata nga lart nuk munden të qeverisin më si më parë», d.m.th të ishte shfaqur destabilizim i konsiderueshëm i mbizotërimit politik të klasës borgjeze. Por ishte rritur vështirësia e menaxhimit politik të nevojave të shtuara sociale, hegjemonia borgjeze ishte dobësuar. Ishin intensifikuar kontradiktat ndër-imperialiste mes SHBA-ve dhe një pjese të klasës borgjeze franceze që mbështetnin De Gol-in. SHBA-të mbështetën politikanët socialdemokratë francezë dhe kishin ndërhyrje për të dominuar orientimin që ishte kundër qeverisë së De Gol-it në lëvizje. Megjithatë shteti borgjez, ushtria, policia dhe gjykatat funksiononin me vendosmëri dhe nuk ishin të çorganizuara. Qeveria vuri në lëvizje qindra mijëra mbështetës të saj.

Në 68-ën nuk kishte ndonjë përkeqësim të menjëhershëm dhe të gjerë të jetës së klasës punëtore dhe të rinisë. Por ishte bërë më e dukshme se zhvillimi kapitalist nuk të çon në përmbushjen e nevojave bashkëkohore sociale, por në rritjen e papunësisë, të pasigurisë, të varfërimit relativ. Po rritej varfëria relative e klasës punëtore në krahasim/raport me pasurinë që ajo vetë prodhonte.

Në Majin e 68-ës patëm një rritje të shpejtë të ndjenjës militante, të militantizmit, të radikalizmit të turbullt dhe sipërfaqësorë «të një pjese të madhe nga poshtë», të klasës punëtore dhe të rinisë studentore, por kjo sigurisht që nuk ishte e mjaftueshme që të bëhej ai ndryshimi i madh në bilancin e forcave kundër klasës borgjeze, diçka që  sinjalizon për situatë revolucionare.

Megjithatë, kjo nuk e përjashton PKF-në nga përgjegjësitë e saj të mëdha për rezultatin e luftës klasore dhe të shfryrjes së shpejtë të lëvizjes. Sigurisht që kushtet nuk ishin të pjekura për të udhëhequr menjëherë një kryengritje revolucionare të armatosur. Por mundesh dhe duhej të përshkallëzonte dhe të përmirësonte luftën politike të lëvizjes punëtore duke vënë në shënjestër armikun e vërtet, pushtetin e klasës borgjeze, duke ja hapur dhe duke ja thelluar më shumë asaj çarjet që kishte kishte në dominimin politik së saj. PKF-ja mundesh të korrigjonte linjën e saj reformiste dhe ta çiftëzonte atë politikisht me entuziazmin militant që ishte shfaqur në disa okupime të fabrikave.

PKF-ja mundesh që ta brumoste hapur sloganin «punëtorë ju mundeni edhe pa pronarët» tek ata punëtorë që thërrisnin kundër De Gol-it se «dhjetë vjet janë të mjaftueshëm», dhe tek studentët që shkruanin në mure «Imagjinata në pushtet». Kishin filluar të dëgjoheshin edhe slogane si «fabrikat tek punëtorët», diçka që tregon se ekzistonte terreni për të brumosur orientimin e pushtetit punëtor. PKF-ja mundesh që ta korrigjonte brenda në luftën klasore vijën e saj reformiste të iluzioneve parlamentare dhe për qeverisje progresive borgjeze.

 

Asnjë zhgënjim

Kursi i Majit të 68-ës na mëson mbi të gjitha parimet që të mbetet një PK pararojë revolucionare e klasës punëtore. Ky rol nuk falet dhe nuk jepet një herë e përgjithmonë nga historia. Çdo PK, që të mbetet në praktikë dhe jo me fjalë pararojë revolucionare, duhet vazhdimisht të shqyrtojë në mënyrë autokritike përvojën historike të luftës klasore, të interpretojë zhvillimet bashkëkohore aktuale, të përpunojë strategji të duhur që të ndriçojë nevojën e revolucionit socialist, të socializmit, për plotësimin e nevojave sociale bashkëkohore. Të shpalosi me militarizëm politikë të duhur që të ndihmojë në përshkallëzimin e luftës klasore, të thellojë dhe të zgjerojë lidhjet e saj me klasën punëtore dhe shtresat e varfra popullore, ta bëjë të patundur orientimin antikapitalist të lëvizjes punëtore, të kontribuojë në ndërtimin e aleancës sociale.

Partia jonë përpiqet çdo ditë dhe me këmbëngulje që t’u përgjigjet të gjitha këtyre detyrave. Edukohemi nga 100-vjetori i luftërave dhe sakrificave të Partisë heroike Komuniste të Greqisë (KKE), por edhe nga përvoja – si pozitive ashtu dhe ajo negative – e Lëvizjes Komuniste Ndërkombëtare.

Duke studiuar momente të rëndësishme historike, si kjo e Majit të 68-ës në Francë, ne nuk ndjejmë aspak zhgënjim për luftërat që gjoja janë humbur.

Mbajmë nga Maji i 68-ës imazhin e qindra mijëra punëtorëve dhe studentëve që ecin së bashku në rrugë, në zemrën e kapitalizmit të zhvilluar, duke kënduar Internacionalen. Dhe vazhdojmë luftën për të ecur në këtë rrugë deri në fund, që në finale klasa punëtore të marrë pushtetin, në jetën reale dhe jo në imagjinatën tonë.

 

 

OPINIONE