Çfarë ndodhi në mesnatë? PS-PD afër marrëveshjes?

Mbrëmja e së martës i gjeti qeverinë dhe mazhorancën larg një marrëveshjeje për krizën politike. Kryeministri Edi Rama refuzoi paketën “McAllister+” duke mos pranuar shtyrjen e datës së zgjedhjeve nga 18 qershori dhe duke refuzuar dhënien e një zv.kryeministri dhe disa postesh në qeveri për opozitën. Rama ofroi vetëm 2 ministra pa portofol dhe kreun e KQZ-së.
Por në mëngjesin e së mërkurës zëra pranë mazhorancës thonë se palët janë më afër se kurrë një marrëveshjeje që kënaq të gjithë duke bërë të mundur pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet e ardhshme. Detajet janë ende të panjohura lidhur me këtë dakortësi të mundshme me shumë mundësi të arritur nën ndërmjetësinë amerikane.

Share

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne