Çifti shqiptar çudit policinë, trafik droge në ‘vezë kinder’

Policia italiane ka arrestuar një çift shqiptarësh. Ata kishin gjetur një mënyrë të veçantë për të shitur drogën. Kishin kohë që e kryenin aktivitetin e tyre kriminal

Mediat italiane kanë bërë të ditur se policia ka arrestuar një 31-vjeçar shqiptar në Macerata, ndërsa gruaja e tij 25-vjeçare po hetohet në gjendje të lirë.

Nga sa bëhet e ditur, policia pas sinjalizimeve se merrej me trafik dhe shpërndarje droge, e kishin prej kohësh në gjurmim shqiptarin.

Ai e shiste kokainën të futur në vezët kinder, duke çuditur edhe policinë, e cila bëri të ditur se 31-vjeçari i mbante kontaktet me telefon me klientët që nga shtepia.

Më pas, në banesë, përmes shkallëve te brendshme bënte takimet në pjesën e garazhit me të interesuarit që do të blinin.

Shqiptari u kap mat sapo doli nga banesa, ndërkohë qe gruaja u ndalua pas kontrollit që iu bë në banesë. Aty u gjeten enë në formën e vezëve kindër, brenda të cilave ishte fshehur lënda narkotike, gati për treg, si dhe një sasi eurosh.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne