Cila është natyra e bizneseve që hapen në Shqipëri? Nga IT, te ndërtimi, sipërmarrjet që kanë mbi 10 punonjës

Regjistrimi i bizneseve është në trend rënës në Shqipëri. Sipas ekonomistëve, bizneset me 1-4 punonjës janë shtuar më shumë. Ndërtimi dhe IT janë sipërmarrjet që kanë mbi 10 punonjës. “Bizneset në Shqipëri kanë shënuar një rënie përsa i përket regjistrimit të tyre. Shifrat tregojnë që në 2023 u hapën 2.1 mijë biznese më pak. Por çfarë thonë shifrat, sa biznese janë hapur me 1-+4 punonjës e më shumë?”, tha Remir Llakaj, ekonomist.

Referuar të dhënave të Instat, rreth 85.9% e ndërmarrjeve janë të vogla me 1-4 të punësuar dhe kontributi i tyre llogaritet në 22.6% në punësim dhe 20.2% në realizimin e xhiros vjetore. Por si është trendi aktualisht çfarë natyre biznesi po hapen në Shqipëri?

Në po të njëjta të dhëna rezulton se ndërmarrjet me 50 e më shumë të punësuar përfaqësojnë 1,6% të totalit të ndërmarrjeve, punësojnë 50% të të punësuarve gjithsej, si dhe realizojnë 45,3% të totalit vjetor të xhiros./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne