Cili do të jetë kandidati i PD përballë Veliajt? Përgjigjet Basha…

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në studion e “360 Gradë” u pyet për kandidatin për bashkinë e Tiranës për zgjedhjet e 30 qershorit të vitit të ardhshëm. Basha është shprehur i bindur se PD do të dalë fituese në këto zgjedhje.

“Ma thoni, kush do të jetë kandidati për Tiranën?”, – e pyeti gazetari Denis Dyrnjaja.

“E do me emër? E do sot ti? Sot s’ta them dot, se nuk i nxjerr nga xhepi kandidatët, siç e bën Rama. Ai do dalë dhe do përfaqësojë interesat e shqiptarëve para atyre të partisë. Kandidati i Tiranës nuk do të përfaqësojë as oligarkët, as vrasës fëmijësh në Sharrë. As njerëz që fitojnë miliona euro me tenderë fiktivë, që zhdukin vendparkimet, që 7-fishojnë taksat për biznesit, që ndërtojnë inceneratorë për të mbushur xhepat e tyre dhe të Arben Ahmetajt. Do të përfaqësojë një figurë qytetare. Zgjedhjet do t’i fitojmë”, – u shpreh më tej Basha.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne