Çmendet Edi Rama, vendos veten në rolin e portierit që pret penalltinë e Mesit…

Kryeministri Edi Rama, ka postuar në rrjetet sociale, një fotomontazh, ku shfaqet Lionel Mesi duke ekzekutuar një penallti për Argjentinën dhe portieri duke e pritur këtë penallti. Në vend të portierit të Islandës, Rama ka vendosur foton e tij, pra për të treguar se ai e ka ndalur yllin argjentinas.

Në po të njëjtën frymë, mbrëmjen e djeshme, Rama postoi një fotografi të Ronaldos me një kurorë, duke e quajtur atë mbret.

Mesa duket Kampionati Botëror e ka impresionuar dhe përfshirë aq shumë kryeministrin, sa ai ka nisur të bëjë edhe fotomontazhe, duke vendosur veten në vend të futbollistëve. Kjo gjë nuk duhet të habisë askënd, sepse tashmë është fakt i njohur se Rama e konsideron veten jo vetëm si njeriun më të rëndësishëm në Shqipëri, por edhe si qendrën e botës!

Kujtojmë se kryeministri i ka përdorur ndeshjet e futbollit gjithmonë, për tu shfaqur sa më interesant në sytë e publikut. Në kampionatin Europian ku mori pjesë edhe Shqipëria, Rama bëri të pamundurën për të rënë në sy, duke thënë se kishte dizenjuar fanellën e kombëtares apo duke mbajtur futbollistët me orë të tëra në takimet që organizonte në kryeministri. Duke qenë se Shqipëria nuk merr pjesë në Kampionatin Botëror, tentativat e kryeministrit për të marrë protagonizëm me anë të fotomontazheve, po e shndërrojnë atë në qesharak./ tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne