Cmim i lirë për tu bërë deputet në Maqedoni: 11 mijë euro

Sektori i Punëve të Brendshme në Shkup ka ngritur padi penale për shtetasin B.K., 35 vjeç, banues në Prilep, pasi është vërtetuar se ka mashtuar një qytetare të Velesit duke i marrë 11 mijë euro.

B.K i ka premtuar qytetares se do ta bënte deputete në Kuvendin e Maqedonisë, si edhe koordinatore të komunës për një parti politike nëse ajo i paguante shifrën prej 11 mijë eurosh.

Ky rast është denoncuar në policinë e Shkupit nga familjarët e gruas së mashtruar.

Policia ka vërtetuar gënjeshtrën dhe pagesën prej 11 mijë euro që i është dhënë për ta bërë atë deputete.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne