CNN: Trump nuk e ka ndryshuar vendimin për tërheqjen nga Siria

Televizion amerikan “CNN” në një lajm që ka bërë, të cilin e ka mbështetur në deklaratat e disave zyrtarëve të lartë të Shtëpisë së Bardhë, emrat e të cilëve kanë mbetur anonimë, i ka bërë një vlerësim situatës aktuale rreth vendimit të presidentit Trump për Sirinë.

Teksa është në diskutim qëndrimi i ardhshëm i administratës Trump pas sulmit të ditës së mërkurë në Menbixhin sirian të pushtuar nga organizata separatiste terroriste YPG/PKK, disa zyrtarë të lartë janë prononcuar për korrespondentët e kanalit “CNN” në Shtëpinë e Bardhë.

Zyrtarët kanë deklaruar për “CNN” se deri më tani nuk bëhet fjalë për ndonjë hap prapa në lidhje me vendimin për fillimin e tërheqjes së trupave nga Siria, dhe se ky proces po ndiqet nga afër (nga Shtëpia e Bardhë).

Ndërsa në anën tjetër senatori Lindsey Graham, një nga emrat më të rëndësishëm të republikanëve, i është kundërvënë Trumpit gjatë një fjalimi që ka mbajtur në Senat në lidhje me këtë temë.

Organizata terroriste DAESH, që siç raportohet ka marrë përsipër sulmin në Menbixh, “ka marrë guxim nga vendimi i Trumpit për Sirinë”, tha senatori Graham.

Të mërkurën në provincën Menbixh të Sirisë, e cila mbahet e pushtuar YPG/PKK-ja, ndodhi një shpërthim gjatë patrullimit të ushtarëve amerikanë.

Zv/presidenti amerikan, Mike Pence në deklaratën e parë që bëri pas ngjarjes në Menbixh nuk e përmendi sulmin dhe tha se “Njësitë tona po i sjellim në shtëpi, DAESH-i u mposht”.

Ndërsa në një komunikatë të lëshuar nga Komanda Qendrore e Forcave Amerikane (CENTCOM) u tha: “Më 16 janar 2019 kanë humbur jetën 2 ushtarë amerikanë, një punonjës civil i Departamentit të Mbrojtjes dhe një punonjës me kontratë si dhe janë plagosur 3 ushtarë ndërsa kanë qenë duke zhvilluar një mbledhje në Menbixh”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne