COVID-19 dhe dhuna pa fund shkaktojnë rrënim në Kashmir

Presidenti i Azad Xhamu dhe Kashmirit që është nën kontrollin e Pakistanit, Sardar Masood Khan, shprehu shqetësimin lidhur me përhapjen e shpejtë të koronavirusit të ri (COVID-19) në Kashmirin e kontrolluar nga India dhe theksoi se India këtë kohë e përdor për të rritur operacionet e saj në rajon dhe për të hequr Kashmirin nga axhenda ndërkombëtare.

Khan, nëpërmjet video-konferencës iu përgjigj pyetjeve të Anadolu Agency (AA) ku shprehu shqetësimin e tij për shkak të pandemisë dhe dhunës që vazhdon se mund të shkaktojë rrënim në pjesën tjetër të linjës së kontrollit që ndan “de facto” Kashmirin e diskutueshëm mes Pakistanit dhe Indisë.

Në Kashmirin e kontrolluar nga India, deri më tani janë raportuar 10 vdekje dhe 934 raste me COVID-19. Por, që nga muaji mars, kanë humbur jetën 74 persona në ngjarjet e dhunës.

Khan gjithashtu shprehu shqetësimin e tij lidhur me infrastrukturën e pamjaftueshëm shëndetësore në rajon, duke treguar se në rajon ka vetëm një mjek për 3.900 persona ndërsa për çdo 9 persona ka një ushtar.

Ai vuri në dukje se çështjet si Brexit, procesi i impiçmentit ndaj presidentit amerikan Donald Trump si dhe kufizimet e COVID-19, kanë shkaktuar që Kashmiri të largohet nga interesi ndërkombëtar.

“Kishte disa përparime por më pas Kashmiri doli nga radari ndërkombëtar. COVID-19 nga ana e Indisë u përdor si një mjet që të fshijë Kashmirin nga axhenda diplomatike ndërkombëtare. Nën petkun e COVID-19 vranë shumë meshkuj të rinj dhe e ndryshuan ligjin e vendbanimit”, u shpreh Khan.

Khan është i mendimit se India mund të fillojë një operacion ushtarak ndaj tokave të tyre, por se populli dhe administrata e Azad Xhamu dhe Kashmirit është i gatshëm për çdo lloj operacioni.

“Nuk e dimë se çfarë sulmi mund të jetë. Mund të them me siguri se nuk do të ketë një luftë bërthamore”, tha ai duke shtuar se janë të gatshëm për çdo mundësi.

Khan ka lindur në Ravalakot në Kashmirin e kontrolluar nga Pakistani, i njohur ndryshe edhe si Azad Xhamu dhe Kashmir (ACK). Ai është një ish-diplomat dhe prezantues i lajmeve. Ai falënderoi presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, popullin turk dhe think-tanket se nuk e lanë vetëm popullin e Xhamu dhe Kashmirit në këto kohë të vështira.

– Harta të reja dhe buletinet e motit

Presidenti i ACK-së duke folur për nismën e fundit të Indisë me një hartë të re të Xhamu dhe Kashmirit dhe publikimin e buletineve të motit të Muzaffarabad dhe Gilgit-Baltistan, dy rajone në ACK, tha se India ka pretendime mbi këto rajone.

“Pa dyshim që Gilgit-Baltistan, Azad Kashmir, Ladakh, Xhamu dhe Kashmir janë pjesë e Xhamu dhe Kashmirit”, tha ai.

India më 5 gusht të vitit të kaluar duke anuluar nenin 370 kushtetues që i njeh Kashmirit statusin e veçantë për më shumë se gjysmë shekulli, eliminoi strukturën me status të veçantë të rajonit dhe e ndau Xhamu dhe Kashmirin në territorin e dy njësive.

Duke folur në lidhje me zhvillimet rreth kësaj teme, Khan tha se ka pasur një përparim në aspektin e mbështetjes ndaj popullit të Kashmirit dhe se Këshilli i Sigurimit të OKB-së pas 50 vitesh është mbledhur për të diskutuar çështjen.

“Por, për shkak të faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm si Brexit, procesi i impiçmentit ndaj presidentit amerikan Donald Trump si dhe kufizimet e COVID-19, ky proces u ndalua. Vëmendja u kthye në një drejtim tjetër”, theksoi Khan duke shtuar se populli i ACK-së, lidershipi i Pakistanit, komuniteti i diasporës janë duke garuar për të për të rritur ndërgjegjësimin dhe opinionin publik.

– Nevojitet përpjekje më e gjerë

Në lidhje me ligjin e ndryshuar të vendbanimit, ai pohon se India dëshiron të ndryshojë strukturën demografike të Kashmirit, duke sjellë miliona indianë në rajon, ku aktualisht ndodhen qindra mijëra punonjës migrantë indianë.

Ai në këtë drejtim falënderoi AA-në duke thënë: “Në këto ditë të errëta u bëtë një zë i madh për popullin e Xhamu dhe Kashmirit. Jemi mirënjohës ndaj të gjithë ju”.

Khan më tutje duke shpjeguar çështjen e ndryshimit të demografisë së rajonit u shpreh: “India nuk përpiqet që vetëm të ndryshojë demografinë e rajonit nën okupim, por në të njëjtën kohë punon në uljen e përfaqësuesve muslimanë në parlamentin kukull. Sepse nëse krijon një klasë politike artificiale atje, mund t’u japin këtyre të drejtën e përfaqësimit. Mashtrojnë duke zhvilluar një proces kufizimi për të ulur numrin e muslimanëve në zona të ndryshme zgjedhore”.

Presidenti i ACK-së potencoi se në këtë drejtim janë duke i njoftuar faktorët rajonal dhe ndërkombëtar dhe se duhet një përpjekje më e gjerë.

Ai Ligjet e Vendbanimit indian i krahason me ligjet e Nürnbergut të Hitlerit në vitet 1930-ta.

“Këto ligje kishin për synim që t’i privojnë hebrenjtë nga identiteti gjerman dhe më pas vendosjen e tyre në kampet e përqendrimit ku i vrisnin dhe i digjnin. Për kashmirasit u përgatitën plane të të njëjtit lloj. Fillimisht u tjetërsuan ndaj rajonit të tyre, u ul statuti i tyre. Aq shumë stres u krijua sa që njerëzit filluan të migrojnë dhe bëhen pa shtet në disa rajone të botës”, sqaroi ai.

Duke folur në lidhje me operacionet e Indisë në rajon, ai tha se kjo tregon se India është duke planifikuar diçka dhe se që nga janari i këtij i vrasin kashmirasit.

Khan tha se zyrtarët e lartë të Indisë, përfshirë kryeministrin Narendra Modi, janë duke përdorur gjuhë agresive, por se ata janë të përgatitur kundër çdo mundësie.

– Luftë kundër pandemisë në Azad Xhamu dhe Kashmir

Ai cilësoi vendin e tij si me fat për arsye se deri më tani kanë raportuar 88 raste me COVID-19 dhe një të vdekur, përderisa bota është duke luftuar me virusin.

Khan tha se qeveria në këtë drejtim hodhi hapa efektive në luftimin e pandemisë.

Duke folur për pjesën tjetër të Kashmirit ai tha se në Xhamu dhe Kashmirin e kontrolluar nga India ka probleme në aspektin e shëndetësisë. “Për çdo 3.900 kashmiras gjendet një doktor, por për çdo 9 kashmiras gjendet një ushtar”, u shpreh Khan.

“Virusi Modi është më vdekjeprurës dhe më i dhunshëm se sa koronavirusi në Kashmir. Brenda katër javësh 40 persona u vranë dhe në të njëjtën periudhë 9 persona humbën jetën nga koronavirusi. Nuk mund t’u jepet mbështetje e plotë spitaleve nga Srinagari dhe vendet e tjera pasi është pezulluar lidhja e internetit 4G”, tha Sardar Masood Khan.

Ai e fajësoi qeverinë e New Delhit si një qeveri fashiste për arsye se nuk i është përgjigjur thirrjeve të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për armëpushim global për shkak të COVID-19.

– Shtetet arabe u zgjuan

Khan rikujtoi linçimet e fundit të muslimanëve në Indi. “Shtetet arabe u zgjuan, Kuvajti, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) u zgjuan”, tha ai duke shtuar se më parë ishin të heshtur ndaj egërsisë së Indisë ndaj popullit të Kashmirit.

“Fillimisht i bënë thirrje Indisë për shkak të dhunës ose mbizotërimin e islamofobisë ndaj muslimanëve. Ky zgjim e përfshinë edhe Kashmirin”, tha Khan.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne