Daçiç: BE nuk mund t’i vendosë Serbisë si kusht njohjen e Kosovës

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç tha për RTS se sot ose nesër do të mësohet nëse Këshilli i Sigurimit do të mbajë seancë mbi situatën në Kosovë.

“Kina e vuri Kosovën në rendin e ditës dhe parashikoi seancën më 14 nëntor, por disa vende perëndimore e kundërshtuan atë”-tha Ministri i jashtëm serb, Daçiç, transmeton lajmi.net.

“Alternativa është një votë në rendin e ditës, por kurrë nuk ka ndodhur”- vazhdoi më tej Daçiç.

Sipas RTS, ministri serb theksoi gjithashtu se Spanja mbetet e vendosur me Serbinë kur bëhet fjalë për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të shtetit serb.

Ai tha se nuk ka asnjë mënyrë të mundshme që BE të vendosë kusht njohjen e pavarësisë së Kosovës për pranimin e Serbisë në BE. Daçiç ka thënë se kushdo që e ka njohur pavarësinë e Kosovës ka shkelur parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare.

Sipas Daçiç,  Serbia do të ndjekë rrugën e saj evropiane, por do të jenë të vendosur në mbrojtjen e interesave kombëtare dhe shtetërore serbe.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne