Daçiç tregon ‘sherrin’ me Thaçin: Na akuzonin për genocid

Një ditë pasi presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tregoi për tentativën e përplasjes fizike me presidentin e Kosovës në Bruksel Hashim Thaçin, ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, i cili ishte gjithashtu pjesëmarrës nga pala serbe ka treguar detaje.

“U mërzita dhe u thashë gjithçka. Edhe ata filluan të na akuzonin për genocid dhe se jemi vrasës serb. Në atë moment ne u ngritëm mbi tavolinë dhe iu sulëm. Të gjithë të pranishmit e tjerë u larguan deri sa ndërhynë për të na ndarë”- ka thënë Daçiç.

Një ditë më parë, Vuçiç u shpreh se të dy politikanët kanë qenë afër një përplasjeje fizike, por e gjithë kjo situatë ka kaluar shpejt.

“Njëherë ishim afër përleshjes fizike. Hajredin Kuçi iu sul Ivica Daçiçit, ndërsa unë atij, por gjithçka përfundoi shpejt”- shtoi Vuçiç.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne