Damasku kërcënon të godasë ushtrinë turke në Ras al-Ain dhe Tal Abiad

“Nëse Turqia nuk tërhiqet nga Tal Abiad dhe Ras al-Ain, ushtria siriane do t’i marrë këto zona me operacionin ushtarak,” tha të mërkurën një burim i qeverisë siriane.

“Që nga nënshkrimi i një marrëveshje midis Forcave Demokratike Siriane (SDF) dhe Damaskut pas së cilës ushtria siriane ka hyrë në zonat veriore të vendit, Ankaraja e ka të vështirë të arrijë qëllimin e saj përmes agresionit kundër Sirisë”, i tha ky burim agjencisë së lajmeve Al-Ahed News. “Kjo marrëveshje ka hequr pretekstin që Turqia të vazhdojë agresionin e saj kundër territorit sirian; Plani i Erdoganit dështoi plotësisht me hyrjen e ushtarëve sirianë në zonat në lindje dhe veri-lindje të vendit, “,tha burimi i cili shtoi: “Patrullimet e përbashkëta ruso-turke në këto zona nuk do të zgjasin përgjithmonë. Sapo forcat siriane të vendosen plotësisht në kufij, patrullimet e përbashkëta ruso-turke do të marrin fund”. Presidenti sirian Bashar Asad e theksoi këtë çështje në një intervistë të fundit. “Nëse procesi politik për të marrë qytetet Tal Abiad dhe Ras al-Ain nuk do të ketë sukses, opsioni ushtarak do të jetë zgjidhja e vetme për t’i dhënë fund okupimit turk në këto rajone”, paralajmëroi Presidenti sirian./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne