Danimarka shkurtoi stafin e diplomatëve ruse, hakmerret Moska, pezullon shërbimet konsullore në Kopenhagen

Ambasada ruse në Danimarkë njoftoi se do të pezullojë shërbimet e saj konsullore, duke filluar nga dita e nesërme. Kjo lëvizje vjen pasi autoritetet daneze vendosën të reduktojnë numrin e diplomatëve rusë në vend.

Më herët, Danimarka mori vendimin për të ulur numrin e diplomatëve rusë në ambasadën ruse në Kopenhagë nga 15 në pesë, për të sjellë numrin e tyre në përputhje me numrin e stafit danez në misionin diplomatik të Danimarkës në Moskë. Ministria e Jashtme ruse e kritikoi këtë veprim si një vendim tjetër armiqësor nga ana e Danimarkës.

“Në vazhdën e një vendimi të paprecedentë nga autoritetet në Danimarkë, departamenti i konsullatës së ambasadës ruse në Danimarkë do të duhet të ndalojë operacionet e saj”, tha ministria, duke cituar ambasadën ruse në Kopenhagë. Aktualisht po punohet për të ruajtur ofrimin e shërbimeve konsullore për qytetarët rusë, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë, dhënia e pasaportave, vizave, kërkesave, vërtetimeve dhe dokumenteve të tjera do të vazhdojë deri më 25 shtator 2023 dhe do të procedohen të gjitha kërkesat e depozituara më herët./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne