Danimarkë – Provokimi i Rasmus Paludan ndaj myslimanëve shkakton përleshje

Pas provokimit të Rasmus Paludan, liderit të partisë së ekstremit të djathtë “Kursi i Pandryshueshëm” (Stram Kurs) në Danimarkë, të bërë në një lagje me shumicë myslimane, pati përleshje.

Sipas lajmit që përcjell gazeta “Ekstra Bladet”, ekstremisti i djathtë, Paludan, i cili organizoi një protestë nën rrethimin e policisë në sheshin Blaagards Plads të lagjes Norrebro të kryeqytetit Kopenhagë, ku myslimanët jetojnë në mënyrë të dendur, gjatë manifestimit të tij e hodhi në ajër Kuranin, të cilin e mbante në dorë.

Pas këtij provokimi të Paludanit pati përleshje.

Turma e përbërë nga shumica e të rinjve, hodhën gurë ndaj policisë dhe i vënë zjarrin kontejnerëve të mbeturinave, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës ndaj protestuesve. Një person, i cili vraponte në drejtim të Paludanit u ndal nga forcat e policisë.

Paludan u largua nga sheshi nën përcjelljen e policisë.

Policia e Kopenhagës nëpërmjet llogarisë në median sociale u bëri thirrje qytetarëve që jetojnë në rrethin e sheshit Blaagards Plads të qëndrojnë në shtëpi dhe larg sheshit.

Rasmus Paludan, lideri i partisë së ekstremit të djathtë “Kursi i Pandryshueshëm” (Stram Kurs), në shenjë proteste të faljes së namazit të xhumasë para godinës së Parlamentit të Danimarkës në Kopenhagë, e dogji Kuranin./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne