Bota

Debati i pazakontë mes Theresa May dhe Jean-Claude Juncker, për çfarë? (video)

Kryeministrja britanike Theresa May pati një përplasje verbale me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, përpara një takimi të Këshillit të Evropës në Bruksel.

Theresa May, nën presionin e rëndë rreth çështjes Brexit, i kërkoi Junckerit që të sqarojë deklaratat e tij te enjten në mëngjes.

Në një filmim zyrtar, i sheh ata të debatojnë nën  tension, ku kryeministrja britanike i kthehet nervozisht Junckerit, ndëëkohë që ky i fundi i mban dhe krahun e saj.

Megjithëse nuk dëgjohet ajo që thonë, nga lëvizja e buzëve është komentuar se May e pyet: “Si më telefonoje mua? Ti më thirre, ti je …”

Juncker i përgjigjet: “Jo, jo, nuk jam, nuk jam …”

Më vonë, në një konferencë shtypi, ajo tha se komentet e Juncker, të cilat ajo supozohet se i quajti “te mjegullta”, nuk i janë drejtuar asaj, por të gjithë debatit që u zhvillua të enjten në Këshillin Evropian.

 “Kam pasur një bisedë të vështirë me Jean-Claude Juncker”, u tha May gazetarëve.

Më parë, Juncker është shfaqur në situata edhe më të sikletshme, duke iu kalamendur këmbët, i menduar si i dehur. Por nga ana tjetër përflitet për një sëmundje që e bën të duket i tillë në raste te veccanta. /