Debati për “mbulimin” e Skënderbeut, Pojana: Ma vranë festën! Çfarë islamofobie nga ata qe urinojnë përmendoren e Skëndërbeut

Gjatë ditës së djeshme është diskutuar shumë në media, nëse është mbuluar apo jo monumenti i heroit tonë kombëtar Skënderbeut, gjatë ceremonisë së festës së Kurban Bajramit, në ekranin e madh të vendosur.

Nënkryetari i LRI-së Klevi Pojana ka reaguar lidhur me këtë debat, duke thënë se është përdorur figura dhe emri i Skënderbeut, me qëllim për të manipuluar njerëzit.

“U përdor në këtë rast figura dhe emri i heroit tonë kombëtar, qëllimi është i qartë, të tejkalohet çdo kufi dhe të përfshihen në këtë vorbull sa më shumë persona, mundësisht sa më shumë nga ata që lehtësisht manipulohen dhe kthehen viktima në një luftë me mullinjt e erës nën gjaknxehtësinë e ndjesive atdhetare!

Dikush, jo rastësisht deformoi opinionin publik duke thënë se Skënderbeun e mbuluan. Mjaftoj kaq që në një ditë feste, gjithçka të shkatërrohej dhe të plaste sheshit një islamofobi e frikshme e cila mori jetë virtualisht!”, shkruan Pojana.

Pojana shprehet se ndihet i fyer sot që i duhet të shkruajë këto fjalë, kur kjo ditë duhej të përçonte mesazhin e sakrificës, mëshirës dhe faljes.

REAGIMI I POJANËS

Ma vranë festën!

Cfarë histerie kolektive që jo vetëm të prish ditën por rrezikon dhe të të shkatërroj jetën!

Më e vyera vlerë kombëtare, ajo që nxitojmë, me sy që shkëlqejnë nga krenaria, të themi sapo prezantojmë veten dhe vendin se nga vijmë tek një i huaj, bashkëjetesa dhe harmonia fetare u dhunua sot barbarisht nën petkun e një dite festive!

Disa syresh që historinë e përdorin dhe e tjetërsojnë sipas oreksit u nxitën nga një fantazi e cmendur, pjellë e një mendje antishqiptare për të nxitur një debat me prapavijë fetare-politike!

U përdor në këtë rast figura dhe emri i heroit tonë kombëtar, qëllimi është i qartë, të tejkalohet cdo kufi dhe të përfshihen në këtë vorbull sa më shumë persona, mundësisht sa më shumë nga ata që lehtësisht manipulohen dhe kthehen viktima në një luftë me mullinjt e erës nën gjaknxehtësinë e ndjesive atdhetare!

Dikush, jo rastësisht deformoi opinionin publik duke thënë se Skënderbeun e mbuluan. Mjaftoj kaq që në një ditë feste, gjithcka të shkatërrohej dhe të plaste sheshit një islamofobi e frikshme e cila mori jetë virtualisht!

Si fillim dua të them se unë isha aty sot, në sheshin ‘Skënderbej’, ishin aty dhe qindra mijëra njerëz që pa kurrëfar detyrimi u cuan që pa gdhirë dhe ju drejtuan vendit ku do të luteshin për familjet e tyre, të afërmit, për begati dhe sigurisht dhe për vendin tonë!
Jashtëzakonisht i bukur ishte mëngjesi i sotëm, Tirana kundërmonte një aromë unikale që krijohet vetëm nga dashuria, vinte era paqe!
Por aty ishte dhe ‘Ai’, hijerënd e madhështor si gjithmonë, i lirë nga cdo gjë, i pa mbuluar e i pacënuar nga kurrkush Skënderbeu qëndronte aty ku e ka vendin!
Packa pikëpamjeve historike të shumë grupeve, figura e Skënderbeut qëndron denjësisht si figura e unitetit dhe bashkimit kombëtar!

Disa sot nxituan ta ‘mbronin’, për të qarë e për të qeshur, ai ska nevojë të mbrohet i vdekur dhe këtë e dëshmoi duke na mbrojtur sa ishte gjallë!
E ‘mbronin’ ndaj një sulmi imagjinar disa të cilët i kanë urinuar poshtë përmendores, e ‘mbronin’ disa që flamujt e partive ja valvitën mbi krye duke i vënë këmbët në gjoks e kokë, e ‘mbronin’ disa që ja përdorin emrin për fushata politike e për të përshkruar liderin e partisë, e ‘mbronin’ disa që i duan shkatërrimin shqipëtarëve më shumë se sa Milloshevici, e ‘mbronin’ disa që Zot duan të bëjnë lekun dhe nuk i intereson asgjë tjetër, e mbronin fatkeqësisht dhe disa të pafajshëm që pak nga keqkuptimi, pak nga përdorja dhe pak nga injoranca nxituan të bëjnë një lojë që mund ti vë zjarrin Shqipërisë!

Gjithmonë kam qënë i bindur se ky vend nuk rrezikohet seriozisht nga sëmundja e ekstremizmit fetare sepse fatmirësisht ne me veprimet dhe mosverimet tona si shoqëri nuk e kemi ushqyer këtë gjë packa se disa qeliza të sëmura kanë ekzistuar!
Por tani, në castin kur duhet ta izolojmë vendin tonë nga ky fenomen disa i vënë kazmën themeleve duke hapur plagë që nuk mund ti lejojmë!

Ndjehem i fyer, i dhunuar dhe keq kur në një ditë në të cilën besimi im islam përcon mesazhin e sakrificës, mëshirës dhe faljes e ne të gjithë duhet të festonim duke injektuar besim, dashuri, paqe dhe tolerancë në jetët tona më duhet të shkruaj këto fjalë!

Do isha shumë më i ashpër dhe madje ndonjëherë jam gati të shpërthej!
Të them se sot isha i lumtur kur ju drejtova krijuesit duke i kërkuar falje, begati e mbarësi për veten, familjen, të afërmit, vendin e popullin tonë!
Të them se askush nuk mund të ma prish adhurimin ndaj Zotit tim, rruga e të cilit kërkon të duash e respektosh prindërit, të jesh i drejt e i dobishëm të falësh dhe të jetosh jetën nën dashurinë e besimit!
Të them se asnjë hajdut, matrapaz e batakci nuk mundet të nxis konflik mes shqipëtarësh që janë vllezër e bij të një mëmëdheu!
Ti them se i dua dhe do i dua gjithmone njerëzit, myslyman, katolik, ortodoks, bektashinj apo te cdo lloj besimi dhe jo besimi sepse vetëm kshu e përmbush adhurimin për të dashur cdo krijesë të Zotit dhe duke mos ndërhyr në marrdhënien që krijuesi ka me krijesat e tij!

Do shkruaja shumë se kam shumë për të thënë po në mendje po më vjen imazhi i një djali të vogël, në mëngjes, i veshur me një kostum gri që e hijeshonte shumë për vitet e pakta që kishte mbi supe, sapo ngriti ballin nga toka ju drejtua me një perqafim të përmallshëm të atit dhe më pas kujdo që kishte para duke i thënë me shumë dashuri e mirësi:

GËZUAR! GËZUAR! GËZUAR! /Shuplaka

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne