Debil-diplomatët amerikanë në Tiranë midis pederastisë dhe Presidentit Trump

Nga GJERGJI THANASI

Me hyrjen në Shtëpinë e Bardhë e në vazhdim Presidenti Trump mori disa masa kuptimplota përsa i përket raporteve të Adminsitratës Trump me të ashtuquajturën kauzë LGBTQ. Nga faqja online e Shtëpisë së Bardhë u hoq menjëherë një referencë për problematikën LGBTQ. Në Holandë, një vend pararojë përsa i përket plotësimit jo vetëm të cdo të drejte por edhe cdo teke të komunitetit LGBTQ, u emërua ambasador Pete Hoekstra i shquar për qëndrimet e tija konseguente kundra të drejtave të komunitetit gay. Me urdhër direkt të Presidentit Trump u trajtua ashpërsisht edhe pjesëmarrja e personave transgjinorë në forcat e armatosura amerikane.                                                                                                                                                                                                                                          Të tillë veprime shpeshherë nisma personale të presidentit amerikan nuk u morrën parasysh fare nga diplomatët amerikanë në Tiranë. Qiraxhinjtë e Kompleksit Rilindja Ridge vazhduan të marrin pjesë deri në nivel ambasadori me zell të madh në aktivitete të zhurmshme pro gay si psh. Tirana Gay Pride, ballo pro axhendës LGBTQ, aktivitete për të premiuar (shpërblyer) aktivistët e kauzës LGBTQ e kështu me rradhë.

Një kundërvënie e tillë e sukseshme e një tufe diploamtësh të rangut të katërt kundra kreut të shtetit (Amerika është republikë presidenciale), që ka shumë pushtet e të drejta sipas Kushtetutës së SHBA-së mund të shpjegohet vetëm me qenien e Shqipërisë brima e parafundit e kavallit për nga rëndësia jo vetëm në axhendën e Shtëpisë së Bardhë por edhe në zyrat në Foggy Bottoms. Kuptohet, që kurrkush atje sipër në Olimp (Shtëpinë e bardhë) nuk ka kohë, nge e nerva të merret me ca diplomatë, që u ka ngelur sahati në kohën e Hilarit!

Est modus in rebus

Gjella me kripë e kripa me karar thotë populli shqiptar. Debil-diplomatët amerikanë në Tiranë e kaluan masën e shpërfilljes, injorimit e përbuzjes thuaje të hapët për presidentitn e vendit të tyre, që i mban me rroga të mira në Albanistan, sic na e quajti Shqipërinë pak më parë prestgjozja italiane Corriere della Sera.

Piktori i shquar shqiptar Avni Delvina hapi në Tiranë një ekspozitë pikture të titulluar The Donald. Nga titulli kuptohet më së miri tematika e veprave të artit të kësaj ekspozite. Ndonëse u ftuan në përurimin e eksozitës ra në sy mozvizitimi i ekspozitës nga Lulzimi shefi me letra I i opozitës shqiptare, kryetar de juro i një partie të djathtë, konservatore e antikomuniste si PD-ja. Asnjë diplomat amerikan i akredituar në Tiranë njëlloj si Luli i PD-së nuk denjoi të vizitonte ekspozitën, që titullohej The Donald (Sic!). Përsa i përket Lulit mungesa e tij mund të justifikohet me injorancën totale politike apo qoftë edhe i ndikuar nga eksperienca personale holandeze (rasti i të ndjerit Baredn Cohen), ama mungesa e diplomatëve amerikanë është thjesht skandal.

Imagjinoni psh. në vitin 1996 në Paris hapet një ekspozitë me titullin Les Berisha, a do guxonte vallë ambasadori i atëhershëm Mustafaj të mos merrte pjesë në përurimin e një të tille ekspozite?!?!?!??!?!?!? Imagjinoni sikur sot të hapet në Berlin një ekspozitë me titullin Der Scanderbeg Von Spiropali, a do guxojë vallë ambasadori shqiptar në Gjermani të mos marrë pjesë në përurimin e kësaj ekspozite!?!?!?!?!?!?

Fatkeqësisht diplomatët amerikanë në Tiranë, ose nuk e cajnë Edin për presidentin e tyre në Uashington, ose kanë rrethana lehtësuese se janë debil-diplomatë, nga të cilët mund të presësh cdo gjë. Unë personalisht besoj se qiraxhinjtë te Rilindja Ridge thjesht zbatojnë në mënyrë krijuese shprehjen frazeologjike shqiptare: hanë bukën e turkut (Presidentit Trump) dhe bëjnë davanë e kaurrit (Sorrosit)!

U bëj thirrje bashkatdhetarëve të mi të kenë parasysh që sa herë të dëgjojnë diplomatët aktualë amerikanë, që do na cajnë Edin me deklarata patetike sesa shumë e duan Shqipërinë, sesa shumë na duan ne shqiptarëve dhe që këshillat e tyre janë të sinqerta, të kenë parasysh se kur ata nuk ia fërshëllejnë një aktiviteti, që mban emrin The Donald (të presidentit të tyre), sa janë të sinqertë me ne shqiptarët e ngratë?!?!?!?!??!?!?!?!?  /Gazeta Impakt                                                                                                                                                  

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne