Dëbimi i diplomatëve rusë/ Reagon Ministria e Jashtme e Rusisë: Gjest provokues që…

Pas vendimit të marrë nga qeveria shqiptare dhe një sërë dëbimesh nga SHBA-të, Londra dhe disa vende të BE-së, të diplomatëve rusë, ka reaguar edhe Moska zyrtare.

Me anë të një deklarate për shtyp, Ministria e Jashtme e Rusisë, shprehet se ky është një gjest provokativ, aspak miqësor dhe që përshkallëzon situatën mes Rusisë, BE-së dhe SHBA-ve.

“Shprehim protestën tonë të fortë përballë vendimit të marrë nga disa vende të BE-së dhe NATO-s për të dëbuar diplomatët rusë. Gjesti provokativ i të ashtuquajturës solidaritet i këtyre vendeve me Londrën, që në mënyrë qorre ndjek autoritetet britanike në të ashtuquajturën rasti Skripal, është një vazhdimësi e politikave konfrontuese për të përshkallëzuar situatën.
Duke lëshuar akuza të pabaza kundër Rusisë, në mungesë të shpjegimeve për atë çfarë ndodhi, autoritetet në mënyra de fakto kanë miratuar një qëndrim të paragjykuar dhe hipokrit.”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Rusisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne