Bota Shqiperia

Dëbimi i dy diplomatëve, Irani: Shqipëria, viktimë e SHBA-së, Izraelit dhe disa grupeve terroriste

Dëbimi i ambasadorit të Iranit në Tiranë, Gholamhossein Mohammadnia ka sjellë reagimin zyrtar të Teheranit.

Irani fajësoi SHBA-në dhe Izraelin pas dëbimit të dy dipomatëve të saj nga Shqipëria. Agjencia zyrtare e lajmeve IRNA citoi zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme të Iranit, Bahram Ghasemi që tha: “Shqipëria po bëhet një viktimë e pafajshme e SHBA-së, Izraelit dhe disa grupeve terroriste”.  Ai tha se SHBA dhe Izraeli po punojnë për të shkatërruar marrëdhëniet mes Iranit dhe vendeve europiane ndërsa Shqipëria nuk duhet të lejojë të tjerët që të diktojnë marrëdhëniet mes Teheranin.

Përgjigjja vjen për akuzën shqiptare se dy diplomatët iranianë kishin kryer aktivitet në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik dhe për vendimin për të dëbuar nga vendi ambasadorin Gholamhossein Mohammadnia dhe një zyrtar tjetër të ambasadës iraniane.

Sipas gazetarit të Report Tv, Arsen Rusta, vendimi për dëbimin e dy diplomatëve iranianë është marrë 10 ditë më parë nga autoritetet shqiptare.

 

OPINIONE