Degët e dinastisë Rothschild bien dakord për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes së emrit

Një bankë franceze dhe një zvicerane të zotëruara nga dy degë të dinastisë Rothschild, ranë dakord të premten për t’i dhënë fund një mosmarrëveshjeje të gjatë mbi emrin e familjes duke premtuar se asnjëherë nuk do të quhej vetëm “Rothschild”.

Në vitin 2015, grupi i Zvicrës me Edmond de Rothschild, i kryesuar nga i biri i Edmondit, Benjamin dhe gruaja e tij Ariane, mori masa ligjore kundër Rothschild & Co me bazë në Paris, i kryesuar nga nipi i Benjaminit, Alexandre.

Benjamin dhe Ariane akuzuan të afërmit e tyre për shkaktimin e konfuzionit duke përdorur emrin e Rothschild-it si një markë të pavarur, duke thënë se potencialisht do të cenonte anëtarët e tjerë të familjes.

Në marrëveshjen e arritur të premten, të dy palët ranë dakord të përdorin gjithmonë elemente të tjerë dallues bashkë me emrin e familjes për t’u identifikuar.

“Asnjë grup nuk mund ta përdorë vetë emrin Rothschild në asnjë formë në të ardhmen”, thanë firmat në një deklaratë të përbashkët.

Rothschild & Co do të ndalojë përdorimin e faqes së internetit www.rothschild.com, tha një zëdhënëse e kompanisë. Tani do të përdorë emrin Rothschild Martin Maurel për aktivitetet bankare private në Francë, Belgjikë dhe Monako, ndërsa filiali i saj francez i investimeve do të quhet ende Rothschild & Co.

Përdorimi i emrit është i ndjeshëm për shkak se disa anëtarë të familjes kanë të bëjnë me krijimin e një marke të konsoliduar Rothschild, gjë që potencialisht që mund të çojë në shitjen e saj tek një blerës jashtë, duke kufizuar aftësinë e gjeneratave të ardhshme për të përfituar nga kjo.

E themeluar nga Mayer Amschel Rothschild në shekullin e 18-të, dinastia ka ndikuar në disa nga ngjarjet më të mëdha të historisë, duke përfshirë financimin e luftës së Britanisë kundër Francës së Napoleonit.

Marrëveshja i jep fund procesit gjyqësor dhe vulos një pajtim mes kushërinjve. “Të dy grupet gjithashtu kanë rënë dakord të punojnë së bashku për të mbrojtur emrin e familjes në sektorin bankar”, tha deklarata e përbashkët.

Si pjesë e marrëveshjes, të dyja firmat vendosën të lëshonin aksionet që ua zotëronin njëra-tjetrës. /tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne