DEHJA DHE LAKURIQËSIA ËSHTË SHKAKU I NÇESTIT NË FAMILJE !

Miron Çako 

Tek Bibla , libri i Gjenezës lexojmë :

“Dhe bijtë e Noeut që dolën nga arka qenë Semi, Kami dhe Jafeti; Kami është babai i Kanaanit. Këta janë tre bijtë e Noeut, dhe ata populluan tërë tokën.

Më vonë Noeu, që ishte bujk, filloi të mbjellë një vresht; dhe piu verë e u deh, dhe u zhvesh në mes të çadrës së tij. Dhe Kami, i ati i Kanaanit, pa babanë e tij lakuriq dhe vajti t’ua thotë vëllezërve të tij që ndodheshin jashtë.

Por Semi dhe Jafeti muarrën një mantel, e hodhën mbi shpatullat e tyre dhe, duke ecur së prapthi, mbuluan lakuriqësinë e babait të tyre; dhe, me qënë se fytyrat e tyre ishin kthyer nga ana tjetër, ata nuk e panë lakuriqësinë e babait të tyre.

Kur Noeu u zgjua nga dehja e tij, mësoi atë që i kishte bërë i biri më i vogël, dhe tha: I mallkuar qoftë Kanaani! Ai qoftë shërbyesi i shërbëtorëve të vëllezërve të tij!.(Gjeneza 9 20-25)

Mëkati i Kamit
Mëkati i Kamit në pasazhin e Gjenezës që flet për dehjen dhe lakuriqësinë e Noes, është se ai “pa lakuriqësinë e të atit të tij”.
Por kjo frazë në Shkrimin e Shenjtë, dhe sigurisht në Dhjatën e Vjetër, nuk nënkupton thjesht dikë që shikon lakuriqësinë e dikujt, por nënkupton një lloj marrëdhënie seksuale bashkë me të.

Kështu në kapitullin 18 të Levitikut lexojmë se është e neveritshme për njeriun që të “zbulojë lakuriqësinë” e të atit të tij, të nënës së tij, të motrës së tij, të fëmijëve të tij, të nipërve të tij, etj.
Ky ndalim dënon të gjitha llojet e inçestit.

Mëkati i Kamit, pra, nuk është se pa lakuriqësinë e babait të tij, por është më i rëndë. Duhet të jetë një turp ndaj babait të tij, një incest me të në gjendjen e dehjes në të cilën ishte babai i tij.

Noeu nuk mori pjesë në këtë mëkat, për këtë arsye ai nuk dënohet në këtë pasazh por vuajti pasojat sepse një nga djemtë e tij mori mallkimin ndër breza.

Besojmë pra, se mëkati i Kamit ishte inçest ndaj atit të tij, homofili, që ishte një mëkat i Kananitëve. Autori i shenjtë i Gjenezës Shën Mojsiu e citon këtë histori këtu për të dënuar kombin e Kananeasve, në të cilin jetonin hebrenjtë, dhe për këtë arsye nuk duhet të ketë asnjë lidhje me ta, sepse ata kanë moral të neveritshëm dhe të turpshëm.

Kjo është arsyeja pse Noeu mallkon Kanaanin, birin e Kamit, sepse Kanaani është paraardhësi i drejtpërdrejtë i kananitëve.
Por këtu mësojmë sa kujdes duhet pasur nga e dehura, droga, që janë edhe të ligjëruara, sepse janë një ndër shkaqet e veprimeve të pakontrolluara morale , në lakuriqësi me ndikim seksual edhe brenda familjes që çon deri në inçeste.

Po lakuriqësia sot është diçka normale edhe brenda abjentit të ngushtë familjar. Modeli i veshjeve të shkurtra apo të ngjitura mbas trupit janë një ndër shkaqet të këtyre inçesteve edhe pa qënë i dehur ndokush.

Mos haroni se ligji “shkak – pasojë” vepron në çdo aspekt të jetës dhe në çdo rethanë aq më shumë në seksualitetin, i ndimuar nga dehja , lakuriqësia dhe nga demoni i kurvërisë.

Të bëjmë kujdes dhe Zoti na ruajtë nga mëkate të tilla./fb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne