Deir ez-Zor: Ushtria Siriane po Fiton Luftën

Përparimet e Ushtise Arabe Siriane (UAS) mbështetur nga Forcat Ajrore Ruse në Deir ez-Zor do të çojnë në humbjen përfundimtare të Daesh (ISIS / ISIL), thanë ekspertët për Sputnik. Megjithatë, çrrënjosja e Daeshit nuk nënkupton fundin e luftës, ndërsa Idlibi dhe disa pjesë të tjera të vendit ende mbeten në duart e ekstremistëve.

Carja e bllokadës në Deir ez-Zor është një pikë referimi e rëndësishme pasi do të çojë në humbjen e Daesh-it në Siri, tha Brandon Turbeville per Radio Sputnik, një analist gjeopolitik amerikan dhe autor i librit “Rruga për Damask”.

“Ushtria siriane ka kryer fitore masive në të gjithë lindjen dhe unë personalisht besoj se kjo do të jetë fundi i ISIS [Daesh] në Siri”, tha Turbeville duke shpresuar se Deir ez-Zor së shpejti do ti kthehet normalitetit dhe ” do bëhet përsëri Siri “ashtu sic u bë më parë Aleppoja lindor .

Megjithatë, analisti theksoi se duhet të bëjmë një dallim midis humbjes së Daesh dhe përfundimit të luftës: “Edhe pse rrethimi është hequr, Siria nuk është jashtë luftës”.

“Ne ende kemi Idlibin, kemi ende një numër fushash të kontrolluara nga terroristët. Idlib do të jetë, ndoshta beteja më e madhe e Sirisë”, vuri në dukje ai, duke sqaruar se gjatë disa viteve të fundit, terroristët kanë ikur nga pjese të ndryshme të Sirisë për në Idlib.
Përveç kësaj, Damasku pritet të përballet me çështjen kurde në Sirinë veriore, e cila duhet zgjidhur, tha analisti.

Ai theksoi se është e vështirë të bëhet një krahasim midis fushatave ushtarake të kryera nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA dhe Rusia: “Rusia ka bombarduar terroristët, Rusia ka bombarduar ISIS, Rusia ndihmon qeverinë siriane dhe SHBA ndihmon terroristët, “tha Turbeville, duke dyshuar në aleancën e Uashingtonit si” koalicion kundër qeverisë siriane “.

Ndërsa zgjidhjen e këtyre problemeve duhet parë tek “ku i gjejne këto grupe [ekstremiste] [në Siri] fondet dhe mbështetjen e tyre”, theksoi ai.

Sipas analistit gjeopolitik, xhihadistët sirianë prej kohësh kanë marrë mbështetje nga fuqitë e NATO-s dhe Shtetet e Gjirit. Nëse ushtria siriane dëshiron ti ndalë këto grupe, “atëherë fuqitë perëndimore duhet të ndalojnë financimin e tyre,” tha Turbeville.
Të brengos fakti se si amerikanët kanë pak njohuri për atë që ndodh në Siri për shkak të fushatës së përgjithshme të propagandës mediatike amerikane, që e bën popullin amerikan të besojë se presidenti sirian Bashar al-Assad “po vret popullin e tij”. Përveç kësaj, histeria lidhur me sulmet e supozuara Ruse në zgjedhjet amerikane vazhdon të fitojë terren.

“Kur sheh raportet kryesore të medias [amerikane], kupton se njerëzit nuk e dinë se çpo ndodh, sepse ky është vetëm një kaleidoskop i propagandës”, tha ai. “Mbani në mend, të gjitha mediat kryesore të [SHBA] japin atyre të njëjtën mersele të propagandës”.

Analisti parasheh që lufta kundër Daesh-it është në përfundim, autoritetet e NATO-s, Izraeli dhe shtetet e Gjirit e kanë kuptuar se përpjekjet e tyre për të shkatërruar qeverinë e Asadit kanë dështuar. Prandaj, ata do të bëjnë përpjekje të medha për ta shpërbërë shtetin sirian, mendon Turbeville.

Dr Tim Anderson, një lektor i lartë në Universitetin e Sidneit, Australi, dhe autor i “Lufta e pisët në Siri” (Dirty War on Syria), beson se carja e rrethimit të Daesh në Deir ez-Zor, shkaktoi një goditje vdekjeprurëse për organizatën terroriste.

“Përparimet në Deir ez-Zor janë thelbësore për humbjen e Daeshit”, tha Dr. Anderson për Sputnik. “Ato gjithashtu hapin bashkëpunimin me forcat irakiane dhe bejne qe te rimerren fushat e mëdha të naftës në Siri”.

Megjithë çështjet në lidhje me Rakan, Idlibin, marrëdhëniet e sigurisë me Turqinë dhe praninë amerikane në Siri ende nuk kanë zgjidhje, “është e qartë se Siria po e fiton luftën”, theksoi akademiku australian, duke shtuar se “Izraeli, SHBA, Arabia Saudite dhe Jordania e kanë njohur tashmë këtë gjë. ”

Sipas Anderson, me përparimet e fundit në Deir ez-Zor, “aleanca siriane e ka mundur në mënyrë efektive koalicionin e udhëhequr nga SHBA”, megjithatë, “fundi i terrorizmit mund të zgjasë më shumë”, pranoi ai.

Akademiku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rus-turk-iranian, të cilin Anderson e cilesoi “mjaft të suksesshëm”.

Ai beson se “pjesëmarrja turke është shumë e rëndësishme për sigurimin e kufirit verior të Sirisë nga terroristët ndërkombëtarë”, ndërsa “Rusia dhe Irani janë duke bërë përfitime diplomatike dhe strategjike që Siria vetë nuk mundet ti bënte”.

Ndërkohë, administrata Trump, e cila është duke u copëtuar nga konfliktet e brendshme, duket se nuk mund ta “nxjerrë veten nga humbja”, tha Anderson, duke shtuar se ajo është “duke ndihmuar në forcimin e aleancave rajonale” të Lindjes së Mesme, te pavarura nga SHBA.

Më 5 shtator, Ushtria Arabe Siriane e mbështetur nga Forcat Ajrore të Rusisë arriti të thyejë rrethimin trevjeçar ndaj Daeshit në qytetin e Deir ez-Zor.

Qyteti, i vendosur në brigjet e lumit Eufrat, në verilindje të Damaskut, ishte i rrethuar nga Daesh për më shumë se tre vjet, me ushqime dhe municione që i vinin vetëm nga ajri, ndërsa helikopterët nga qyteti i Qamishlit evakuonin të plagosurit dhe bënin furnizime të domosdoshme për popullsinë e qytetit./ Gazeta Impakt

burimi:sputnik

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne