Deja Vu: Vietnami saudit në Jemen nuk po shkon sipas planit

Sulmet e vazhdueshme të Arabisë Saudite ndaj Jemenit të mbështetura me armë të teknologjisë së lartë amerikane, nuk po prodhojnë rezultatet që Rijadi ka pasur për qëllim dhe ka shpresuar. Rezistenca e fortë e armatosur e Huthëve po rezulton e pathyeshme, ndërsa ndërkombëtaret pasojat e kësaj lufte i kanë quajtur si kriza më e keqe humanitare në botë.

Ndërsa Jemeni, vendi më i varfër i Lindjes së Mesme, gjendet nën një sulm ushtarak trevjeçar i Arabisë Saudite e armatosur prej SHBA-së dhe aleatët e saj, bashkësia botërore po shikon e alarmuar shpërthimin masiv të kolerës dhe urinë e përhapur e cila po vret mijëra fëmijë.

“Jemeni është kthyer në një Vietnam për Arabinë Saudite”, tha këshilltari i lartë i qeverisë iraniane, Ali Akbar Velayati, sipas një deklarate të së mërkurës për Al-Alam, e cituar nga Financialtribune.com.

Ndërhyrja e gjatë ushtarake e udhëhequr nga Saudia do të përfundojë “ashtu si humbja amerikane në Vietnam. Pavarësisht se ishin të armatosur mirë ata u detyruan të tërhiqen nga Azia Juglindore të poshtëruar”, tha ish kandidati për president në Iran.

Ekzekutimi i 5 dhjetorit i aleatit të Houthëve, ish presidentit të Jemenit Ali Abdullah Saleh, akt që coi në kaos drejtimin e fraksioneve rebele, ka treguar se luftëtarët jemenas nuk kanë për të negociuar me monarkinë saudite asgjë përvec tërheqjes të plotë të forcave të Rijadit nga vendi i tyre.

Bllokada ajrore dhe detare e vazhdueshme e Rijadit e ka izoluar Jemenin nga bota dhe ka rezultuar në atë që Kombet e Bashkuara po e quajnë si kriza më e madhe humanitare në botë, pasi minimumi 10 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme, sipas New York Times.

Pas ekzekutimit tronditës të Salehut, Riadi priste që organizata rebele të shkatërrohej, por Arabia Saudite dhe shtetet e saj satelitore duket se janë kapur keq nga rezistenca kokëfortë e Houthëve.

Asetet ushtarake saudite të mbështetura nga rrjeti mbikëqyrës i SHBA-së, kanë qenë të paafta të manovrojnë pas vrasjes së ish presidentit të Jemenit, i cili kishte treguar gatishmëri për të përdorur negociatat diplomatike me Rijadin për t’i dhënë fund sulmeve të përgjakshme.

Megjithë krizën humanitare në Jemen, Arabia Saudite dhe aleatët e saj e kanë vazhduar fushatën ndëshkuese të bombardimeve. Ata kanë dështuar që të ndalin rezistencën e armatosur të Houthëve por njëkohesisht kanë shtuar vuajtjet ndaj civilëve dhe si pasojë janë dënuar nga e gjithe bota, sipas Nytimes.com.

Kryeqyteti i Jemenit, Sanaa “po përjeton ditët më të këqija në aspektin e situatës humanitare, psikologjike, ushtarake dhe politike, dhe ankthi i ka kapur të gjithë”, raporton gazetari jemenas Asem Alshamiri.

Gjatë një fjalimi televiziv të kohëve të fundit, kur u mbushën njëmijë ditë që nga fillimi i fushatës së bombardimeve Saudite, Abdul Malik Al-Houthi udhëheqësi i lëvizjes Ansarullah në Jemen, deklaroi se jemenasit kurrë nuk do të dorëzoheshin.

“Armiqtë nuk do të mundin të na e heqin lirinë dhe të dobësojnë vullnetin tonë”, tha lideri fetar, citon Al- Manar News e Libanit./sputnik/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne