Shqiperia

Dekanët e Universitetit të Tiranës mbështesin shkarkimin e Konit

Dy ditë pas pezullimit të Rektorit, Mynyr Koni, dhe lajmit për zëvendësimin e tij, 4 dekanët e fakulteteve të Universitetit të Tiranës në një deklaratë të përbashkët për median kanë vlerësuar këtë vendim të ministres së Arsimit, Besa Shahini.

Ata shprehen se vendimi është efiçent dhe zëvendësimi i tij do t’i hapë rrugë funksionimit pozitiv të Universitetit.

“Vendimi i ministres së arsimit, ishte efiçent. Tani universiteti do të funksionojë pozitivisht. Shkeljet e bëra nga Rektorati nuk mund të justifikohen. Drejtimi i Universitetit të Tiranës është bërë pa zbatuar detyrat. Vështirësi nga mentaliteti i vjetër i drejtimit.”- është shprehur dekani Kule.

Sot, ministrja e Arsimit Besa Shahini në vend të Konit vendosi Bernard Dostin. Dosti më herët mbante postin e zv/Rektorit të Universitetit të Tiranës./Lapsi.al

OPINIONE