Dekani i Juridikut presion studentëve: Mbylleni me kaq, se nuk dihet si shkojnë punët…

Dekani i Fakulteti Juridik Artan Hoxha, ka shantazhuar studentët për të dalë nga ngujimi. Ai ka thirrur disa prej tyre në zyrë dhe një pjesë e bisedës është rregjistruar nga studentët, disa prej të cilëve janë të FRESSH.

“Ju keni marrë peng shkollën. Jeni studentë të juridikut. Ju keni pasurinë e shkollës atje. Keni gjithë dokumentacionin. PO T’JU NDODHË GJË (DOKUMENTAVE) KU DO SHKONI JU? JU KENI VËNË FYTYRËN DHE EMRIN TUAJ GJITHË KETIJ PROCESI”

Disa studentëve të tjerë që kanë mbështetje tek të gjitha grupet, Artan Hoxha u ka thënë “mbylleni me kaq, se nuk dihet si shkojnë punët.”

Nga ana tjetër mes studentëve thuhet se drejtoresha e DAP ka telefonuar studentët me ndikim në protestë për t’u ofruar nga vendet e punës në administratë, por është refuzuar prej tyre.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne