Deklarata “bombë” e Metës: Rama po i shërben lobit pro serb në SHBA, kërkon destabilitet në Shqipëri!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka hedhur akuza shumë të forta në drejtim të kryeministrit Rama.

Meta tha se Edi Rama po i shërben lobit pro serb në SHBA dhe interesave të tyre, duke u munduar të destabilizojë Shqipërinë dhe se shembja e Teatrit Kombëtar ka qenë një ngjarje në funksion të kësaj skeme.

Kemi të bëjmë me një skenar për trazira në Shqipëri, që kanë lidhje edhe me zhvillime rajonale. Të provokohet opozita, të ikë nga tryeza dhe ka marrë porosi të destabilizojë dhe nxehë situatën në Shqipëri.

I intereson lobit shumë të fuqizuar pro serb në SHBA.  Edhe vjet i interesonte, të ketë përplasje”, tha Meta.

/TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne