Bota

Deklarata e Tunizisë për anëtarësimin e Sirisë në Ligën Arabe: Jemi të gëzuar për riaktivizimin e tyre

Përfaqësuesi i Presidencës tuniziane Lezher al Karavi al Shabi tha se ata ‘do të jenë të lumtur’ në qoftë se Liga Arabe riaktivizon anëtarësimin e Sirisë.

Shabi i cili shkoi në Liban për të ftuar presidentin e Libanit, Mishel Avn në Samitin e 30-të të Ligës Arabe i cili do të mbahet në Tunizi në muajin mars, bëri një deklaratë në Aeroportin Ndërkombëtar Refik Hariri, në jug të kryeqytetit të Bejrutit.

Shabi tha se vendimi i Ligës Arabe për anëtarësimin e regjimit të Bashar al Assadit nuk është një çështje e cila lidh Tunizin, dhe shtoi se ata ‘do të jenë të lumtur’ në qoftë se Liga Arabe riaktivizon anëtarësimin e Sirisë.

Duke deklaruar se disa vende arabe kanë hapur ambasadat e tyre në kryeqytetin e Sirisë, Damask, Shabi vuri në dukje se ka disa përpjekje që Siria të kthehet në Ligën Arabe.

Shabi po ashtu tha se presidenti tunizian Sibsi do të marrë pjesë personalisht në Samitin Ekonomik të Ligës Arabe që do të mbahet në kryeqytetin libanez më 19 – 20 janar.

LIBANI KISHTE BËRË NJË DEKLARATË

Ministri i Jashtëm libanez, Gebran Bassil kishte thënë se se nuk ka autoritet për të ftuar regjimin e Assadit në Samitin Ekonomik të Lidhjes Arabe i cili do të mbahet më 19 – 20 janar në Bejrut, por se mund të punonte në këtë drejtim.

Ndërsa Lidhja Arabe po ngrinte anëtarësimin e regjimit të Assadit në nëntor të vitit 2011, vendet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit tërhoqën ambasadorët e tyre në mars të vitit 2012 dhe në po të njëjtin vit, Organizata e Bashkëpunimit Islamik kishte pezulluar anëtarësimin e Sirisë.

Burimi: Sputnik News/ ML

OPINIONE