Deklaratë për shtyp – Ambasada e Shtetit të Palestinës në Tiranë

Ambasada e Shtetit të Palestinës në Tiranë, dënon ashpër provokimet izraelite dhe deklaratat e ekstremistit izraelit “Arieh King”, anëtar i këshillit bashkiak të Jeruzalemit të pushtuar , i cili bëri thirrje për shembjen e disa pjesëve të mureve antike të qytetit të Jeruzalemit. 
Qeveria palestineze i konsideron këto thirrje dhe deklarata raciste kolonialiste si shumë të rrezikshme pasiqë ato mbështesin planet izraelite të cilat kanë si objektiv kryesor një nga simbolet më të rëndësishme të identitetit kulturor, politik dhe juridik të Jeruzalemit, madje ato përbëjnë shkelje flagrante të ligjeve dhe rezolutave ndërkombetare dhe rezolutave të organizatës “UNESCO”.
Deklaratat e ekstremistit izraelit “Arieh King”, të cilat janë vazhdim i planit sistematik racist kolionalist të qeverisë pushtuese izraelite, kanë për qëllim ndryshimin e simboleve të qytetit të Jeruzalemit. Këto plane dhe veprime konsiderohen gjithashtu si një sulm i hapur ndaj vendeve të shenjta të islamit dhe të krishterimit dhe monumenteve kulturore që mbart qyteti i shenjtë i Jeruzalemit. Ato synojnë që të falsifikojnë historinë për brezat e ardhshëm dhe që ky qytet të dominohet nga karakteri hebre.
Qeveria palestineze i kërkon qëverisë pushtuese izraelite të mbajë përgjegjësi të plotë dhe të drejtpërdrejtë për pasojat e këtyre deklaratave dhe fushatave provokuese, raciste, ekstremiste ndaj qytetit historik dhe të shenjtë të Jeruzalemit.
Qeveria palestineze paralajmëron për trajtimin e këtyre deklaratave si të zakonshme, pasiqë këto deklarata përsëriten çdo ditë deri në realizimin e planit kolonialist të hebrejve. Ky plan, i cili realizohet gradualisht, fillon me shembjen e pjesëve të mëdha të Xhamisë Al-Aksa, oborrit të saj, mureve të qytetit të Shenjtë të Jeruzalemit, shembjen e monumenteve të shenjta të islamit dhe të krishterimit dhe përfundon me vendosjen e kontrollit e plotë politik dhe administrativ të Izraelit mbi qytetin e Jeruzalemit.
Ambasada e Shtetit të Palestinës në Tiranë, i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare, vendeve mike dhe njërëzve të lirë kudo në botë që të qëndrojnë kundër këtyre thirrjeve kolionaliste dhe racite, madje t’i bëjnë thirrje pushtuesve izraelitë që të heqin dorë nga planet e tyre për shtrembërimin e historisë së qytetit të shenjtë të Jeruzalemit.

Së fundi, Jeruzalemi do të mbetet kryeqyteti i Palestinës së pushtuar, pavarësisht planeve të pushtuesve izraelitë.

Tiranë, më 11.01.2019

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne