Shqiperia

“Deklaroni pasurinë”, OFL u dërgon formularin katër të ‘fortëve’, ja për çfarë akuzohen

Operacioni Forca e Ligjit u ka nisur shkresat për vetëdeklarimin dhe justifikimin e pasurisë katër personave.

Në shënjestër të OFL janë vënë shtetasit: Vito Biba, Abedin Palnikaj, Baftjar Gjana, Genti Tahiri.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI:

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krīm të organizuar apo krīme të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Vito Biba, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”;

Abedin Palnikaj, banues në Curraj, Tropojë, i dënuar për veprat penale “Vjedhja me pasojë vdekjen, kryer në bashkëpunim” dhe “ārmëmbajtja pa leje”;

Baftjar Gjana, banues në Resk, Kukës, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzim prōstitucioni”;

Genti Tahiri, banues në Korçë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krīmi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë./Tpz

OPINIONE

INTERVISTA