Deklaratë në lidhje me xhaminë e namazgjasë

Mexhlis është i shqetësuar për situatën e krijuar pas kërkesës për transparencë të bërë në datë 31 Gusht, në lidhje me ndërtimin e një pallati 100 katësh në pronën vakëf 2500 metra katrorë pas pallatit të kulturës në qendër të Tiranës, ku vlera e parashikuar për pjesën e KMSH varion nga 400 deri ne 600 milion euro.

Pas një sërë pyetjesh të drejtuara KMSH-së që kishin për qëllim transparencën në lidhje me këtë marrëveshje, nuk erdhi asnjë përgjigje, asnjë sqarim, asnjë dekleratë.

Fill pas tre ditësh nga hedhja drite mbi këtë skandal korrupsioni të KMSH-së, ndërkohë që të gjithë besimtarët prisnin përgjigje dhe transparence për marrëveshjen në fjalë, gylenistët në KMSH nxorrën një dekleratë angazhimi, ku informonin besimtarët shqiptare se xhamia e Namazgjasë do të hapet dhe do të administrohet nga një fondacion jashtë KMSH.

Në fakt në të gjithë këtë dekleratë angazhimi të KMSH nuk ka asgjë te re. Kjo është një marrveshje e arritur midis Turqise dhe shtetit shqiptar përpara disa muajsh, në muajin Mars (në Ramazan) madje asokohe kryetari i gylenistëve Spahiu e deklaroi edhe në media se xhamia do hapet së shpejti. Tani mbetet tejet i dyshimte fakti pse gylenistët e nxorrën këtë (dekleratë angazhimi) pikërisht tre ditë pasi doli në pah skandali më i madh korruptiv i sektit gylenist që ka pushtuar KMSH.

Mexhlis është i shqetësuar se me këto veprime, gylenistët duan të mbulojnë, fshehin dhe shpërqëndrojnë vemendjen nga pazari i pisët qindra miliona euro në dëm te pronës vakëf të muslimanëve shqiptarë.

Mexhlis i bën thirrje të gjithë muslimanëve shqiptarë që të mos bien pre e pazareve të pista gyleniste, me parimin ju merrni xhaminë, ne (gylenistët) do marrim qindra miliona euro tek pallati në fjalë.

Xhamia e Namazgjasë do të hapet me, apo pa dëshirën e gylenistëve dhe të islamofobëve shqiptarë, pasi ajo i përket muslimanëve shqiptarë dhe jo sektit mafioz gylenist.
Prona vakëf, është pronë e të gjithë muslimanëve shqiptarë. I bëjmë thirrje sektit mafioz gylenist, mafiozëve oligarkë dhe qeveritarëve të korruptuar ti heqin duart nga kjo dhe çdo pronë vakëf.

Mexhlis riperserit edhe një herë thirrjen drejtuar KMSH për të bërë transparencën e marrveshjes për tokën pas pallatit te kultures ne Tiranë dhe i paralajmëron se do të jenë pergjegjes për çdo abuzim, në këtë botë dhe në tjetrën.

Duke ju kujtuar historikun e gjerë të abuzimeve dhe vjedhjeve të pronave vakëf, si : në rastin e tokës së Hotel Plaza, në rastin e tokës në bulevardin e ri, në rastin e tokës tek Dhoma e Tregetise, e shumë raste te tjera, Mexhlis kërkon mbështetjen e të gjithë muslimanëve shqiptarë për ta ndaluar me të gjitha mjetet ligjore këtë maskaradë./mexhlisi

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne