Delegacionet turke e greke do të takohen në Ankara

Delegacionet e Ministrive të Punëve të Jashtme të Greqisë dhe Turqisë do të takohen të premten në Ankara në kuadër të konsultimeve politike.

Sipas një komunikate me shkrim nga Ministria e Jashtme delegacionet në fjalë do të takohen të premten në Ankara në kuadër të konsultimeve të rregullta politike që zhvillohen ndërmjet ministrive të jashtme të Turqisë dhe Greqisë. Delegacioni turk do të kryesohet nga ndihmësnënsekretari i Ministrisë së Jashtme Ambasadori Ymit Jallçën (Ümit Yalçın), kurse delegacioni grek do të kryesohet nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, Ambasadori Dimitrios Paraskevopoulos.

Në konsultimet politike do të adresohen marrëdhëniet dypalëshe, çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.

Në plan të parë do të dalin zhvillimet e fundit në marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet lidhur me Detin Egje, çështjet që kanë të bëjnë me pjesëtarët e minoritetit mysliman dhe turk të Trakisë Perëndimore puçistët e arratisur në Greqi pas dështimit të tentativës së organizatës terroriste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY) në 15 korrik 2016. Puçistët kanë kërkuar azil politik në Greqi, kurse Ankaraja kërkon ekstradimin e tyre./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne