Delegacionet ushtarake të Turqisë dhe Rusisë do të diskutojnë për Idlibin

Një takim midis delegacioneve ushtarake turke dhe ruse do të mbahet në Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë në kryeqytetin turk Ankara.

Sipas ministrisë, gjatë takimit, që do të mbahet sot, do të diskutohen zhvillimet në provincën veriperëndimore Idlib të Sirisë dhe situata aktuale në terren.

Idlibi është brenda zonës së de-eskalimit të arritur në bazë të marrëveshjes midis Turqisë dhe Rusisë.

Zona ka qenë subjekt i arritjeve të shumta të armëpushimit, ku shpesh është shkelur nga regjimi i Asadit dhe aleatët e tij.

Aktualisht në Idlib strehohen rreth 4 milionë civilë, përfshirë qindra mijëra të zhvendosur në vitet e fundit nga forcat e regjimit në të gjithë Sirinë e shkatërruar nga lufta.

Në muajt e fundit, afër 1.7 milionë sirianë janë zhvendosur pranë kufirit turk për shkak të sulmeve intensive nga regjimi dhe aleatët e tij./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne