Delegacioni amerikan për koordinimin e tërheqjes nga Siria vazhdon kontaktet në Ankara

Misioni i krijuar ndërmjet Ankarasë dhe Uashingtonit, për të koordinuar procesin e tërheqjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vazhdon takimet në kryeqytetin Ankara.

Mbledhja, ku vlerësohet plani për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga lindja e lumit Eufrat, nga perëndimi i nënprefekturës Menbixh, vazhdon edhe në ditën e dytë.

Detajet e rajonit të sigurisë, që do të krijohet dhe se si do të mblidhen armët ,që Amerika i ka dhënë organizatës separatiste terroriste YPG/PKK, janë ndër temat e agjendës së mbledhjes.

Turqia, e cila nuk do që në rast të tërheqjes së Amerikës nga bazat, këto të fundit të kalojnë në duart e terroristëve, kërkon që këto baza ose të shkatërrohen ose t’i dorëzohen Turqisë.

Delegacioni Turk i bëri të ditur bashkëbiseduesve amerikanë se nëse Uashingtoni nuk arrin një marrëveshje të përbashkët në kuadër të ndjeshmërisë së sigurisë së Ankarasë, atëherë Turqia do të ruaj të drejtën për vetëmbrojtje./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne