Delegacioni shqiptar vizitë në Moskë, zbulohen diskutimet me rusët

Një delegacion shqiptar i drejtuar nga zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë Elton Haxhi zhvilloi një takim në Moskë me fokus bashkëpunimin ekonomik dhe tekniko-shkencor. Në Moskë takimi u zhvillua dje me ministrin e Zhvillimit Dixhital, Komunikimit dhe Medias së Rusisë, Konstantin Noskov.

Ambasada ruse në Tiranë përmes një postimi në rrjetet sociale thekson se palët diskutuan për një gamë të gjerë çështjesh, duke përfshirë perspektivat e bashkëpunimit në fushat e turizmit, tregtisë, bujqësisë, energjisë, teknologjive të informacionit dhe komunikacionit, arsimit, etj.

Ndërkohë që mësohet se është rënë dakord për të vijuar punën mbi përmirësimin e kuadrit ligjor bilateral me qëllim që në kuadër të sesionit të radhës të Komisionit Ndërqeveritar në Tiranë të mundësohet nënshkrimi i një numri dokumentesh bilaterale.

Në muajt e fundit në  Shqipëri ka shpërthyer një debat i fortë në lidhje me ndërhyrjen ruse, referuar lobimit të PD-së në SHBA, por edhe alarmit të ngritur nga Perëndimorët për shtrirjen e tentakulave të Moskës në Ballkan.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne