Delikti i dikurshëm verbal dhe censura e tanishme kovidiane

  Av. Faik MIFTARI

 

Të gjithë ata që kanë përjetuar sistemin e kaluar komunist jugosllav iu kujtohet  me siguri neni 133 par.1 i Kodit të dikurshëm penal jugosllav me të cilin ka qenë i dënueshëm delikti verbal, sipas të cilit janë gjykuar dhe dënuar me mijëra të pandehur për shprehjen e lirë të mendimit, shkurt e shqip janë dënuar vetëm për një fjalë goje.

 

Neni 133 par. 1 i Kodit të dikurshëm penal jugosllav parashihte: ” Kush, me mbishkrim, pamflet, vizatim, fjalim ose në ndonjë mënyrë tjetër bën thirrje apo nxit në rrëzimin e pushtetit të klasës punëtore dhe njerëzve punëtor, në ndryshimin kundër kushtetues të rregullimit shoqëror të sistemit vetëqeverisës socialist, në shkatërrimin  e vëllazërim bashkimit të kombeve dhe kombësive, në përmbysjen e organeve të rregullimit vetëqeverisës, pushtetit apo organeve të tyre ekzekutive, bënë rezistencë ndaj vendimeve të organeve kompetent të pushtetit  dhe vetëqeverisëse të cilët janë me rëndësi për mbrojtjen dhe zhvillimin e marrëdhënieve vetëqeverisëse socialiste, sigurinë dhe mbrojtjen e vendit, ose me keqdashje dhe të pavërteta  shfaq  raportet shoqërore-politike  në vend, do të dënohet me burg prej një gjer dhjetë vite”.

 

Interpretimi i këtij neni 133 par. 1 apo i ashtuquajturi”delikt verbal” i asaj kohe  qëndronte  në atë se jo vetëm që ai që ka bërë thirrje por edhe vetëm se ka shpreh mendimin me fjalë apo ka shpreh mendimin kritik  për sistemin e atëhershëm të pushtetit komunist vetëqeverisës jugosllav ke qenë dënuar prej një gjer në dhjetë vite burgim.

 

Por kush kishte menduar se për dallim prej asaj kohe të kaluar, gjatë së cilës në vendet komuniste ishte në fuqi delikti verbal, tani censura për lirinë e shprehjes së lirë, është  në fuqi anembanë botës ndaj çdo shprehje të lirë, mendim ndryshe, apo kritik ndaj COVID-19 nga versioni zyrtar i saj, si në media të shkruara dhe elektronike, ashtu edhe  në portale dhe rrjete sociale.

 

Shembulli më i ri ekuivalent, i cili gjatë këtyre ditëve bëri jehonë jo vetëm në opinionin publik, kroat, por edhe në opinion publik të shteteve të Ballkanit, të dala  nga shpërbërja e ish Jugosllavisë, ishte  largimi nga pozita e dekanit të Fakultetit të mjekësisë në Pulë të Kroacisë, dr. Kreshimir Paveliq, profesorit  të rregullt shumëvjeçar, shkencëtarit me renome evropiane, themeluesit të seksionit për mjekësinë molekulare të Institutit “Ruxher Boshkoviq”, anëtarë i rregullt i Akademisë Evropiane për Shkencë dhe Artë,  anëtarë i rregullt i Organizatës evropiane biologjike molekulare, anëtar me korrespodentë i Akademisë Kroate për Shkencë dhe Artë, si dhe anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave të Mjekësisë së Kroacisë, doktorit të shkencave të fushës së mjekësisë, për delikt verbal, për lirinë e  shprehur të fjalës në opinion, në mënyrë publike është diskredituar dhe turpëruar për shkak të shfaqjes së fakteve të provuara  shkencore, dhe kjo është  paralajmërim për të gjithë të tjerë, jo vetëm në Kroaci, por edhe në Ballkan, Evropë dhe botë të cilët shfaqim mendim tjetër nga  versionin zyrtar i pandemisë COVID-19 nga Organizata Botërore e Shëndetësisë do të diskreditohen dhe anatemohen.

 

Para ca ditësh baza evropiane e shënimeve Euda Vigilance e cila përcjell shënimet për 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, e cila vepron në kuadër të agjencionit evropian rregullues medicinal, e njohur si EMA, ka publikuar raportin më të ri se gjer më 26 qershor 2021, si pasojë e pranimit të 4 vakcinave eksperimentale kundër COVID-19  janë shfaqur 16523 raste vdekjeprurëse dhe 628.586 raste  të efekteve anësore të ndryshme si pasojë e vaksinimit.

 

Dr. Kreshimir Paveliq, duke komentuar numrin enorm të efekteve anësore të vaksinimit, përveç tjerash ka theksuar:” Problemet nga pikëpamja shkencore dhe medicinale janë të frikshme, hulumtimet tregojnë se në 4 muajt e parë të këtij viti, në bote ka pas më shumë të vdekur nga vaksinimet kundër COVID-19  se të gjithë të vdekurit tjerë nga të gjitha vaksinimet të kryera nga viti 1990 në botë. Kjo vetvetiu do të duhej të ishte arsye e mjaftueshme që vaksinat duhet  larguar urgjent, ndërsa protagonistët e propagandës të sillen para drejtësisë. Shumë vështirë është të përcaktohet përfitimi eventual nga vaksinimi duke marr në konsideratë komplikimet dhe mos besueshmërinë e informacioneve  në regjistrimet e diagnostifikimeve të vdekjes nga COVID-i. Shumë shkencëtar personalisht i shqetëson censura e mendimeve shkencore dhe liria e fjalës e cila është në fuqi në tërë botën. Kjo paraqet njërin nga hapat e para në vendosjen e diktaturës të cilën njëherë e kemi kaluar”.

 

Në përfundim të kësaj do të shtoja, kjo ndjekje e shkencëtarëve me renome të cilët publikisht kanë shprehur faktet shkencore dhe qëndrime personale vetanake për vaksinim, është një provë e pakontestueshme drejtë vendosjes së diktaturës botërore, dhe realizimit në praktikë të thënies së  njohur të J. Orwellit qysh nga viti 1984, i cili pat thënë: ” Në rast se dëshironi pamjen e ardhmërisë – paramendoni çizmen se si e shkel fytyrën e njeriut…përgjithmonë”.

 

 

05.07.2021                                                              

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne