Behar Kaceli
Qyteti i 12 xhamive dhe 2 medreseve.
Qytet, qendër kazaje, në sanxhakun e Gjirokastrës të vilajetit të Janinës, në Shqipëri, 20 km në jug-perëndim të Gjirokastrës dhe 70 km në veriperëndim të Janinës. Ndodhet mbi disa kodra që gjenden në rrëzë të malit, në anë të një fushe pjellore. Shtëpitë i ka të rralla, ka ujë të ftohtë dhe klimë të mirë. Ka popullsi prej 7.500 frymë, 12 xhami, 2 medrese, 1 shkollë plotore, 8 tyrbe, 120 dyqane dhe 14 hane. Meqë ndodhet në rrugën që shkon nga porti i Sarandës për në Taninë, ka tregti të zhvilluar.
Kazaja e Delvinës.
Është një nga gjashtë kazatë që përbëjnë sanxhakun e Gjirokastrës. Kufizohet në veri me Gjirokastrën e kazanë e Kurveleshit, nga lindja me atë të Pogonit, nga jugu me të Filatit, që varet nga vilajeti i Janinës, dhe nga perëndimi me Detin Adriatik. Bashkë me nahijen e Sarandës përfshin 101 fshatra, me popullsi 33.000 frymë, nga të cilët më tepër se gjysma janë myslimanë. Toka pjesërisht është malore dhe pjesërisht fushë, e cila është mjaft pjellore. Lumenjtë Pavla dhe Bistrica përshkojnë fushën e Delvinës dhe derdhen në liqenin Vivar, i cili bashkohet me detin afër rrënojave të qytetit të lashtë Butrint. Rreth këtij liqeni formohen disa moçale. Megjithëse pyjet janë të pakta, ka shumë kullota, dhe pran- daj ka shumë bagëti. Përveç Butrintit, që përmendëm, në portin e Sarandës, në fshatin Finiq dhe në disa vende të tjera të kazasë gjenden objekte antike.
Në kaza ka 67 xhami, 2 medrese, 82 shkolla, 75 kisha, 12 ura, 50 mullinj, 14 hane dhe 230 dyqane./fb


















