Rajoni Shqiperia

Demokrati nxjerr fotot, çfarë i bëri bashkë Bashën, Berluskonin dhe Mitsotakis

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i pranishëm në Kongresin e Partisë Popullore Europiane në Zagreb, në shoqërinë e ish-ministrit të Jashtëm Tritan Shehu, ka takuar dy personazhe të rëndësishme të politikës italiane dhe asaj greke.

Ka qenë demokrati Shehu që ka nxjerrë disa foto teksa shfaqet bashkë me Bashën, në bashkëbisedim me ish-kryeministrin italian Silvio Berluskoni dhe Kyriakos Mitsotakis. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Shehu thekson se bashkë me Bashën ndanë mendime me dy lidërat e qendrave të djathta.

“Lidhjet strategjike me Italine e Greqine na afrojne me BE, jo..!

Mesazh i kongresit te PPE eshte e ardhmja europiane per Rajonin tone, lidhjet tona gjithmone e me te ngushta me BE e vendet antare.

Nderkaq karrikatura “Shengenesh” jashte BE, te ofruara si zgjidhje ”strategjike” per ne e per Rajonin me vende qe nuk e konsiderojne jetike Brukselin, NATO e SHBA-n, te frymezuara nga “Jugosllavia e Re” nen dirigjimin e Vucic, gje per te cilen tentojne te lene ne hije edhe Kosoven, pavaresisht se prezantohen nga shqipfoles jane vecse hedhurina.

Marrëveshjet strategjike në bashkëpunimin tone rajonal duhet te jene ne funksion te objektivit tone kryesor strategjik, integrimit europian te palekundur si Shqiperi, shqiptare e Rajon.

Nje rikonfirmim i sotem ky i PPE per Rajonin, qe imponon forcimin e metejshem te ketyre maredhenive strategjike me dy vendet tona fqinje antare te BE e te NATO, Italine e Greqine, mareveshje te tilla me ata, nderthurje te ngushta midis institucioneve, te Parlamenteve, Qeverive etj, ne vend qe te ndjekim “degdisjet” Vucic-Rama per ne drejtime te ”pa njohura” lindore.

Ndjeva nje kenaqesi te vecante te takonim e shkembenim mendime ne Zagreb me dy liderat kryesore te qendrave te djathta pjese e PPE ne keto vende, Berlusconin e Mitsotakis”, shkruan Shehu.

/tpz

OPINIONE

INTERVISTA