‘Dënojmë cënimet e fjalës së lirë’, AMA reagon pas kërcënimit të Ylli Rakipit

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka reaguar pas kërcënimeve në adresë të gazetarit Ylli Rakipi.

AMA deklaron se po përcjell me shumë shqetësim lajmet për kërcënimet serioze që ka marrë drejtuesi i programit të njohur televiziv “Të paekspozuarit”, z. Ylli Rakipi.

“Si një rast i përsëritur i presionit në forma të ndryshme ndaj gazetarëve në detyrë, AMA dënon çdo përpjekje që cënon dhe rrezikon fjalën e lirë dhe integritetin e angazhimit të komunitetit të medias.

AMA solidarizohet me z. Rakipi dhe apelon për autoritetet, që menjëherë të zbardhin rrethanat dhe të venë para përgjegjësisë ligjore fajtorët e këtij akti të rëndë, si dhe të garantojnë një klimë të sigurtë dhe normale për redaksitë dhe gazetarët në ushtrimin e detyrës dhe misionit të tyre për të informuar publikun”, deklaron AMA.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne