Denoncimet në ambasadën e SHBA/ Biznesmenët kundër Ben Blushit dhe Top Channel

Me vajtjen e Ben Blushit në krye të Top Channel, para dy vitesh, kanë filluar edhe përplasjet e forta të ekranit dikur më të fortë në publik, me biznesin.

Kjo e provuar me fakte dhe me shkresa, të cilat janë dorëzuar zyrtarisht në institucionet diplomatike, në Shqipëri.

Nuk flasim këtu për një akuzë të thjeshtë, apo një shkrim të bërë në media, por janë disa letra të vazhdueshme, dërguar në ambasadën e SHBA-ve nga biznesmenë të ndryshëm, për shkak se ata pretendojnë se intimidohen, shantazhohen, kërcënohen apo tentohet t’iu merren pjesë të pasurive, duke përdorur ekranin e Top Channel dhe mediat në pronësi të Vjollca Hoxhës.

Nuk mund të lësh këtu pa përmendur edhe Vjollca Hoxhën, e cila e konsideron Ben Blushin si një nga njerëzit më të rëndësishëm në jetën e saj. Personazhin politik të dështuar që ka zgjedhur rrugën e medias, duke përdorur forcën e ekranit dhe autoritetin e Top Channel për interesa që nuk kanë asnjë lidhje me misionin e mediave.

Të drejtosh gishtin nga Ben Blushi është shumë pak. Sepse do të ishte si ajo historia e vjetër “Që unë dhe Enveri nuk dimë gjë, por e ka bërë Mehmeti me kokën e tij”, do të thoshte ndoshta Vjollca Hoxha diku lart e poshtë. Por, kjo nuk ka ndodhur sepse gjithçka është bërë dhe është abuzuar në mediat në pronësi të Zonjës Vjollca Hoxha, nuk mund ta besojë askush se i bën vetë Ben Blushi, për qejf të tij. Por në fakt interesat janë të Vjollca Hoxhës.

Më e freskëta është letra e publikuar nga CNA.al, ku biznesmeni Arben Reli drejtonte gishtin ndaj Top Channel, Ben Blushit dhe Vjollca Hoxhës, por edhe gazetës së falimentuar “Shqip”, që tashmë funksionon vetëm online.(Lexo këtu)

Ai flet për shantazhe, fyerje, kërcënime dhe një tentativë, për t’i grabitur një pasuri me miliona euro. Akuzon strukturat e shtetit të keqpërdorura, të vendosura nën presionin e këtij televizioni dhe emisionit Fiks Fare. Dhe më tej zbarkon në Prokurori, Gjykatë, Kadastër dhe sjell dokumente e prova, duke i dorëzuar një dosje të plotë ambasadës së SHBA në Tiranë.

Jo krejt rastësisht një letër tjetër është drejtuar në ambasadën e SHBA-ve nga biznesmeni Andon Dhima, i cili flet për pasurinë miliona dollarë në qendër të Tiranës.

              Pallati në Tiranë

Një pallat i ndërtuar tek ish-stadiumi “Dinamo”, sot “Selman Stërmasi”. Në emër të ish-vjehrrit të ndjerë të Ben Blushit, Abaz Brati, me një procedurë të dyshimtë ligjore, me një gjyq formal për kalim të një sipërfaqe trualli dhe më pas ndërtimin e një pallati që sot qeratë merren nga bashkëshortja e Ben Blushit, Eva Blushi.

Andon Dhima sot ndodhet dyerve të gjykatave dhe prokurorive për pronat dhe pasuritë e tij, me Ben Blushin. Sërish dhe ai ka një problem me drejtësinë, ku akuzon Ben Blushin, se e keqpërdor për interesat e tij. (Lexo këtu)

 

 

 

 

 

 

Pa folur më tej, për skandalet e publikuara nga CNA.al ku pasuri qindra milionëshe në Korçë deklaroheshin për vetëm 30 mijë euro, (Lexo këtu), apo shitblerja e tyre bëhej pa qenë personi prezent në Tiranë dhe përfshihej në falsifikim, tek në noter. (Lexo këtu)

Prona në Korçë, në Bulevardin Republika

I treti në radhë, por jo më pak i rëndësishëm, është biznesmeni Nadir Çausholli i CFO Pharma, i cili ka pretenduar se i ka zgjidhur debatet me Top Channel. (Lexo këtu)

Por, përpara kësaj edhe ai ka bërë një letër të gjatë në ambasadën e SHBA-ve.

 

 

 

 

 

Ai e ka pranuar publikisht për disa media, por tashmë ka zgjidhur “hallet” e tij me Top Channel dhe Ben Blushin dhe është rikthyer në një reklamues në këtë televizion. Edhe pse dikur vetë dilte në media, me akuza të forta ndaj Ben Blushit dhe Top Channel.

         Nadir Causholli

Pas një dokumenti që çoi zyrtarisht ky televizion, duke i kërkuar financime të mëdha në mbrojtje të imazhit, dhe reklamimit të produkteve të kësaj kompanie.

 

 

 

 

Një tjetër letër në ambasadën e SHBA-ve ndodhet nga aksionerët e shumicës së Top Channel, Albert Sino dhe Aurel Baci. Personat të cilët gëzojnë me dokumenta 60% të aksioneve të Top Channel, për të cilat pas 10 vitesh u paditën në Gjykatë nga Vjollca Hoxha.

Albert Sino

Gjyqi është fituar në Shkallën e Parë, dhe më pas e humbën në Apel, me një trupë gjykuese të shumë akuzuar dhe tashmë të larguar nga drejtësia. Me një procedurë, përplasjesh, padish dhe kallëzimesh, ku sërish shteti ashtu si në rastin e Arben Relit dhe Andon Dhimës nuk qëndroi fort me të vërtetën, por mbajti anën e pronares në minorancë të Top Channel.

 

 

 

 

 

 

 

 

Një tjetër biznesmen, Sokol Hysa është një nga njerëzit që ka bashkëpunuar fort me Top Channel. Shkon në dyert e drejtësisë, kërkon faturat qindra milionëshe që duhet ti paguajë Top Channel, borxhe ndaj tij për punët e kryera. Edhe pse ka paguar TVSH-në dhe para pa fund në shtet si taksa, gjykata dhe prokuroria ia mbyllin dosjen. Edhe pse është deklaruar në tatime dhe paguar nga biznesmeni TVSH-ja, më pas gjithçka zhduket, fshihet. Procedurat mbyllen në prokurori, në gjykatë.

                               Sokol Hysa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Një përplasje të fortë ka pasur edhe biznesmeni Klodian Allajbeu, i Spitalit Amerikan. Por, ky i fundit jo me letra në ambasadën e SHBA. (Lexo këtu)

Këto janë disa nga rastet që një grup biznesmenësh kanë shkruar në institucionet diplomatike në Tiranë, pas përplasjeve që kanë pasur me pronaren e Top Channel dhe drejtorin e saj Ben Blushin.

Qëndrimet e korruptuara të sistemit të drejtësisë, i cili duke qënë në hapat e reformës, nga frika dhe paniku se mund të sulmohen nga Top Channel mbahen nën presion, për të dhënë vendime pro çështjeve të Blushit dhe Vjollca Hoxhës.

Këtu mund të kujtojmë rastin e disa gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, të sulmuar thjeshtë dhe vetëm, se nuk i pëlqenin apo sepse informacionet që kishte marrë Vjollca Hoxha për gjyqet e saj shkonin kundër interesit. Shkuan deri aty sa u organizuan edhe protesta përpara Gjykatës së Lartë, ku ishin protestues punonjës dhe të afërm të Vjollca Hoxhës.(Lexo këtu)

     Klodian Allajbeu

Sot ndodhemi përballë këtyre fakteve, të cilat CNA.al i ka denoncuar ditë pas dite dhe janë qëndrime të vazhdueshme biznesmenësh, të cilët ndodhen dyerve të prokurorive dhe Gjykatave. Dikush dhe ka humbur fare shpresën. Dikush ndihet edhe i kërcënuar, dikush tjetër ka humbur aksionet, dikush tjetër pretendon se do ti grabitet prona, thjesht dhe vetëm sepse në krye të Top Channel, Ben Blushi dhe Vjollca Hoxha kanë vendosur që televizionin, ekranin dhe autoritetin që ai iu jep, ta përdorin kundër këtyre personave që ne përmendëm më lart, duke përdorur edhe institucionet shtetërore, edhe sistemin e drejtësisë, prandaj dhe përfundojnë në dyert e ambasadave.

Këto janë faktet që flasin vetë. Dhe askush deri më sot nuk është përgjigjur për to. Por, prej vitesh janë me dhjetëra e dhjetëra gjyqe, shumë biznese dhe një listë pa fund çështjesh të renditura në Gjykatën e Tiranës, ku me forcën që të jep ekrani kërkojnë që të fitojnë.

 

 

Ka ende shumë për të folur, ka ende shumë për të vendosur. Për sa kohë ende nuk po shfaqen gjyqtarët, apo e vërteta e Reformës në Drejtësi, dhe vendimet kanë qenë nën presion apo ndërhyrjen e pushtetit mediatik të Vjollca Hoxhës dhe Ben Blushit./ CNA

Letër në Ambasadën e SHBA-së për Vjollca Hoxhën dhe Ben Blushin/ Shantazh, kërcënime, fyerje dhe tentativë për të grabitur prona

Përplasjet mes Ben Blushit dhe Klodian Allajbeut/ “Urrejtja dhe dashuria” e Top Channel me Spitalin Amerikan

Përplasjet mes Ben Blushit dhe Klodian Allajbeut/ “Urrejtja dhe dashuria” e Top Channel me Spitalin Amerikan

Top Channel i shpall “luftë” gjyqtarit/ Vjollca Hoxha dërgon nipin në protestë

“Dosja Top Channel”, pjesa e parë/ Si u themelua dhe filluan përplasjet në gjykata

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne